Emocionon Nafije Latifi teksa tregon për përballjen me kancerin e gjirit: “Jam ende gjallë dhe vazhdoj të punoj”
Autori: Gazeta inFokus
20:14 | 17 Tetor 2026
“Me 22 vjet përvojë me kancer, jam ende gjallë dhe ende punoj”. Kështu e përshkruan Nafije Latifi rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit, një përballje që, përveç sfidave personale, e ka shtyrë të angazhohet për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e grave të tjera që diagnostikohen me këtë sëmundje.
E ftuar në emisionin “Doktor Plus” me Arjeta Osmanin, në Gazetën Infokus, themeluesja e Shoqatës “JETA/VITA” ka ndarë përvojën e saj personale, duke përcjellë një mesazh shprese për të gjithë personat që po kalojnë nëpër të njëjtën sfidë.
“Vetë fakti që unë, me 22 vjet përvojë me kancer, jam ende gjallë dhe ende punoj, është një motiv për ato gra dhe ata persona që përballen me sëmundjen tash, se kjo sëmundje nuk është gjithherë vdekjeprurëse”, ka deklaruar Latifi.
Për të, përballja me kancerin nuk duhet të nënkuptojë heqjen dorë nga jeta dhe planet për të ardhmen. Ajo thotë se pacientët kanë nevojë për mbështetje emocionale e psikologjike, por edhe për forcën që të vazhdojnë përpara.
“Kjo sëmundje mund të përballohet dhe njerëzit duhet të vazhdojnë jetën. Duhet të gjejnë forcën në vete për të vazhduar sa më gjatë dhe sa më mirë”, është shprehur ajo.
Duke folur nga përvoja e saj, Latifi ka theksuar se kujdesi i vazhdueshëm shëndetësor mbetet i rëndësishëm për personat që janë diagnostikuar me kancer.
“Të kenë kujdes për veten, të bëjnë kontrollet e rregullta, të marrin barnat, t’i respektojnë protokollet dhe këshillat mjekësore”, ka porositur ajo.
Por për Latifin, një nga ndryshimet më të mëdha ndër vite është edhe mënyra se si shoqëria kosovare e trajton sot kancerin e gjirit.
Ajo kujton se dikur kjo sëmundje shoqërohej me heshtje dhe paragjykime, ndërsa sot Muaji Rozë mobilizon institucione, shkolla, kompani dhe organizata në të gjithë vendin.
“Me vetë faktin që sot, në 7 tetor, bëhet rozë jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha viset e Kosovës, që çdo shkollë organizon diçka, çdo kompani, çdo institucion, çdo ministri, çdo qendër e mjekësisë familjare, për neve mjafton me pa që na kemi arritë ndërgjegjësim”, ka thënë Latifi.
Pas më shumë se dy dekadash përballjeje me sëmundjen dhe angazhimi për pacientet, Nafije Latifi vazhdon ta ndajë historinë e saj me gratë që sapo kanë marrë diagnozën, duke u treguar përmes përvojës personale se jeta mund të vazhdojë edhe pas diagnostikimit me kancer.
Rrëfimi i saj në “Doktor Plus” vjen gjatë Muajit Rozë, në një periudhë kur vëmendja i kushtohet zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, mbështetjes së pacienteve dhe rëndësisë së kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































