Psikologia Haziri për OJQ “Klubi i Dëshirave”: A po ofrojnë institucionet mbështetjen e duhur?
Autori: Gazeta inFokus
21:53 | 15 Tetor 2026
Psikologia Kaltrina Canolli Haziri ka folur për funksionimin e organizatës joqeveritare “Klubi i Dëshirave” dhe mbështetjen që kjo organizatë merr nga institucionet për ofrimin e shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara.
E ftuar në emisionin “Doktor Plus” me Arjeta Osmanin, Haziri ka treguar se organizata funksionon prej një kohe të gjatë dhe është e angazhuar në ofrimin e shërbimeve të qëndrimit ditor, rehabilitimit dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në komunitet.
“Organizata ‘Klubi i Dëshirave’ realisht është një organizatë që funksionon prej një kohe të gjatë dhe punon në pjesën e qëndrimit ditor me këta persona. Po ashtu, punon në promovimin, rehabilitimin dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në komunitet”, ka deklaruar Haziri.
Ajo ka theksuar se organizata aktualisht gëzon mbështetje nga institucionet, duke sqaruar se funksionimi i organizatave joqeveritare në përgjithësi mbështetet në projekte dhe donacione.
“Aktualisht, për shembull, në organizatë kemi përkrahje nga institucionet. Për shkak se organizatat në përgjithësi punojnë me projekte ose donacione, këto përkrahje vijnë nga institucionet shtetërore, por jo vetëm”, është shprehur ajo.
Përmes këtij diskutimi, Haziri ka vënë në pah rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe financiare për organizatat që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht në fushën e rehabilitimit dhe përfshirjes së tyre në jetën shoqërore.
Këto deklarata psikologia Kaltrina Canolli Haziri i ka bërë në emisionin “Doktor Plus” me Arjeta Osmanin, në Gazetën Infokus.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























