Fokus

Pse shëndeti mendor vazhdon të jetë temë për të cilën hezitojmë të flasim? – Përgjigjet psikologia Haziri

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 10 Tetor 2026

Pavarësisht përparimit në ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, stigma dhe frika nga paragjykimi vazhdojnë t’i pengojnë njerëzit të flasin lirshëm për problemet dhe ndjenjat e tyre.

Për këtë psikologia Canolli Haziri në emisionin DoktorPlus, me moderatoren Arjeta Osmani theksoi se shoqëria ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të vetëdijesimit për rëndësinë e shëndetit mendor.

Sipas saj, ndonëse krahasuar me të kaluarën ka një qasje më pozitive ndaj kësaj teme dhe stigmatizimi është në një nivel më të ulët, ai vazhdon të jetë i pranishëm.

-Advertisement-

Canolli Haziri theksoi se është e nevojshme të shtohen përpjekjet për vetëdijesimin e qytetarëve, në mënyrë që shëndeti mendor të trajtohet me më shumë mirëkuptim dhe pa paragjykime.

Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e shprehjes së ndjenjave, duke kujtuar se emocionet janë pjesë e natyrshme e të qenit njerëzor.

“Është e rëndësishme që ne të flasim për ndjenjat tona, për shkak se realisht ato na bëjnë njerëzorë mbi të gjitha”, u shpreh psikologia Kaltrina Canolli Haziri në DoktorPlus.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy