Lajme

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, besimtarëve u bëhet thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 11 September 2026

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, gjatë hytbes së xhumasë, besimtarëve u është bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Me rekomandim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në hytben e xhumasë së sotme është përcjellë mesazhi për pjesëmarrje në marshin e organizuar në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-ushtarët e UÇK-së.

Myftiu Tërnava ka shprehur përkrahjen e tij për këtë nismë, duke e cilësuar marshin si një tubim qytetar në mbështetje të vlerave të lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit.

-Advertisement-

“Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë. Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë”, thuhet në mesazhin e përcjellë gjatë hytbes.

Marshi do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, ndërsa organizatorët e kanë paraqitur atë si një aktivitet solidarizimi me ish-krerët dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Kujtojmë se ditë më parë, Tërnava priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Liria ka emër”, të kryesuar nga Eliza Hoxha. Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava shprehu përkrahjen e tij për organizimin e marshit të 12 shtatorit

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy