Lajme

Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 12 November 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me anulimin e tenderit të Policisë së Kosovës për furnizimin me goma dimërore.

Musliu ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Policisë për përballimin e kushteve të vështira atmosferike, në rast të reshjeve të borës, nëse automjetet e saj nuk pajisen me goma dimërore.

Ajo ka theksuar se Policia e Kosovës ka obligim t’i gjobisë qytetarët që qarkullojnë në rrugë pa pajisjet e nevojshme dimërore, ndërsa ka ngritur dilemën se si do ta përmbushë këtë detyrë nëse edhe veturat policore nuk janë të pajisura me goma të tilla.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës secilin qytetar që e takon në rrugë pa pajisje dimërore e ka obligim me i shqiptu gjobë. Qysh do t’ia dalin Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë? Qysh kanë me arritë ata deri te një thirrje e qytetarëve për ndërhyrje të policisë?”, ka deklaruar Musliu.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy