“A e din o zotëri ministër që e keni zbeh fort moralin e policisë së Kosovës” – Ganimete Musliu i kërkon llogari Sveçlës për mungesën e uniformave për kadetët
Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 12 November 2026
Uniformat e Policisë së Kosovës kanë përplasur deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Musliu kërkoi përgjigje lidhur me shtyrjen e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës dhe problemet me uniforma, por Sveçla u arsyetua me procedurat e prokurimit.
Deputetja tha se tenderi është dashur të përgatitet me specifika të qarta dhe të mos shkaktohen vonesa të tilla në fazën përfundimtare – e të ndikojnë në moralin e pjesëtarëve të rinj që prisnin me padurim diplomimin.
Ministër, atë që keni hasur në parregullsi, e për shkak të parregullsive është anuluar tenderi. Tenderi hapet me disa specifika, është dashur me qenë strikte e mos me pranu asnjë kontratë e cila nuk i përmbush ato specifika. Pse është dashur problemet me u evidentu kur është dashur me përfundu tenderi?
“Nuk dyshoj në përkrahjen tuaj, që ju thoni se nuk e zbeh asnjëherë motivin për përkrahje, por zoti ministër, a e dini që e keni zbehur fort moralin e Policisë së Kosovës? A e dini çka do të thotë për një vajzë e djalë të ri, që e pret me padurim me veshë uniformën e me shiju ceremoninë e diplomimit, t’ia shtyni pse s’ka uniforma? Kjo është përgjegjësi e juaja personale si ministër”, deklaroi Musliu.
Në përgjigje, Sveçla tha se përcaktimi i kritereve në procedurat tenderuese është kompetencë e Policisë së Kosovës dhe jo e ministrit.
“Unë s’i përcaktoj kriteret e një procedure tenderuese, është përgjegjësi e Policisë së Kosovës. Unë jam faktori i fundit që pastaj bëj verifikimin nëse procedurat janë ndjekur në fillim. Po u përziva unë në fillim, ju vini me akuzë se unë po merrem me procesin e furnizimit. Sa për moralin e Policisë, të gjithë jemi dëshmitarë për sukseset e Policisë”, u shpreh ministri.
Musliu e kundërshtoi këtë arsyetim, duke i kërkuar atij që të përfshihet që në fillim të proceseve dhe të mos lejojë që policët të mbesin pa uniforma

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: S’kam hapur procedurë disiplinore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me...
-
“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit ...
-
Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e ...
-
Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka n...
-
Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqet...
-
VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish
Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (P...
-
Shtyhet seanca për Jeton Sylajn me kërkesë të avokatit të familjes së Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se seanca e paraparë për t’u mbajtur s...
-
“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur në Kuvend çështjen e furnizimi...
-
“Na çmendet, çka m’u keni tek”, avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës
Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prani...
-
Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell në gjykatë ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...
-
Debat mes Rrahmanit dhe Haxhiut, përplasen për mungesën e kryeministrit Kurti në seanca
Një përplasje verbale është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të ...
-
Lëndimi i ushtarit të FSK-së, Kabashi-Ramaj kërkon hetim dhe transparencë: Siguria e ushtarëve është përgjegjësi e shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar li...
































