Lajme

Shtyhet seanca për te dielën pa u kryer konstituimi, Haxhiu acaron edhe LDK’në me insistimin që të votohet i propozuari i tyre

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 11 September 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shtyrë seancën konstituive për ditën e diel, pasi që LDK ka lëshuar sallën në momentin kur Haxhiu ka insistuar të procedohet me zgjedhjen e nënkryetarit të LDK’së duke anashkaluar radhën e PDK’së si parti të dytë.

Haxhiu ka insistuar të shkohet me emrin e Kujtim Shalës në votim, pasi sipas saj, PDK po refuzon shfrytëzimin e mundësisë për propozimin e një emri të dytë apo emrin e njëjtë për të dytën herë.

LDK s’ka pranuar një proces të tillë, duke lëshuar sallën. Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se duhet respektuar rregullat e konstituimit dhe se s’mund të anashkalohet partia e dytë më e madhe në Kuvend.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy