Lajme

Muhaxheri i përkrah me një reagim në facebook Shalën, Bajramin e Gashin që i thanë jo Abdixhikut

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 01 September 2026

Kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka pershendetur qëndrimin e deputetëve nga dega e Pejës që janë Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Arben Gashi që deklaruan votë kundër Bedri Sejdiut për Presidnet.

Muhaxheri tha se ata sot morën vendimin e duhur për Kosovën dhe LDK-në.

“Mbështes fuqishëm qëndrimin e deputetëve të LDK-së nga dega e Pejës. Sot morën vendimin e duhur për Kosovën dhe për LDK-në. Bindja, besimi dhe vlerat e LDK-së janë ato që duhet të mbizotërojnë gjithmonë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy