Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, së paku duhet ta dorëzojnë mandatin
Autori: Gazeta inFokus
18:54 | 01 September 2026
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për mundësinë e masave disiplinore ndaj atyre që nuk e mbështesin vendimin e organeve të partisë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, Abdixhiku tha se aktualisht më shumë e shqetësojnë pasojat që mund të ketë kjo situatë për Kosovën, sesa çështja e masave brenda LDK-së.
“Besoj që e para e punës s’duhet të brengosem për këtë fazë, për natyrën disiplinore brenda LDK-së sepse ajo do të vijë, më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën, të shkaktojmë edhe njëherë zgjedhje kur kemi marrëveshje politike, kur kemi kandidaturë serioze, të mbarë dhe të mirë me respekt të gjerë popullor dhe e kemi kapërcyer edhe vetën dhe s’kemi kërkuar asgjë për vetën, vetëm që Kosova të ketë president të dinjitetshëm. Dhe, për beteja të paarsyeshme personale të rrënohet gjithë kjo mundësi, unë jam i brengosur për pasojat e Republikës, si klasë politike kemi pasë përgjegjësi shumë më të madhe, si gjeneratë politike është dashtë të sillemi shumë me ndryshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët tanë. Qytetarët tanë po shohin, do të shohin dhe do të veprojnë dhe kjo është pasoja më e madhe që i bëjnë Republikës së Kosovës. Do të kërkojmë një ditë si kjo, kur një njëri si Bekim Sejdiu do mund të bëhej president i Republikës dhe do të krijojë balancë të domosdoshme në Republikën e Kosovës. Për tjerat do të vijnë me kohë, më besoni…por gjithsesi secili njeri që se respekton vendimin e kryesisë dhe organeve të LDK-së, më së paku duhet të ndihet përfaqësues i LDK, më së paku të dorëzojë mandatin e deputetit”, tha Abdixhiku.
Ai kritikoi mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, pavarësisht se, sipas tij, ekziston një marrëveshje politike dhe një kandidaturë serioze për president.
Abdixhiku tha se LDK-ja “e ka kapërcyer edhe veten” dhe nuk ka kërkuar asgjë për vete, por vetëm që Kosova të ketë një president të denjë.

T� tjera
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
































