Gjykata Evropiane dënon Zvicrën: Të paraburgosurit iu mohua e drejta të shihte lindjen e fëmijës
Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 26 July 2026
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi se Zvicra shkeli të drejtën për jetën familjare duke mos e lejuar një të paraburgosur të ishte pranë partneres gjatë lindjes së fëmijës.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka konstatuar se Zvicra ka shkelur të drejtat e një të paraburgosuri, të cilit autoritetet nuk i lejuan të vizitonte partneren e tij shtatzënë dhe të ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës, përcjell albinfo.ch.
Rasti kishte të bënte me një burrë që ndodhej në paraburgim dhe kishte kërkuar leje të përkohshme për të vizituar partneren e tij dhe për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës. Kërkesa u refuzua nga autoritetet e burgut dhe më pas edhe nga gjykatat zvicerane.
Në vendimin e saj, GJEDNJ vlerësoi se autoritetet zvicerane nuk kishin arritur të gjenin një ekuilibër të drejtë mes nevojave të sigurisë dhe të drejtës për respektimin e jetës familjare, të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas gjykatës, refuzimi nuk ishte arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme.
Vendimi nuk nënkupton ndryshim të menjëhershëm të legjislacionit zviceran, por pritet të ndikojë në mënyrën se si autoritetet do të trajtojnë raste të ngjashme në të ardhmen, sidomos kur bëhet fjalë për të drejtat familjare të personave të privuar nga liria.

T� tjera
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...

































