Shqipëria dhe Mali i Zi me borxhin më të lartë në rajon, Kosova më të ulëtin
Autori: Gazeta inFokus
09:02 | 26 July 2026
Borxhi publik në vendet e Ballkanit Perëndimor ndoqi përgjithësisht një prirje rënëse pas niveleve të larta të fillimit të dekadës, por ecuria nuk ka qenë e njëjtë në të gjitha ekonomitë.
Deri në vitin 2025, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia e kishin ulur raportin e borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Malin e Zi rënia e fortë e viteve të para u pasua nga një rritje e re. Borxhi nisi të zgjerohej lehtë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruan Monitor.al.
Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Mali i Zi dhe Shqipëria kishin në vitin 2025 raportin më të lartë të borxhit publik ndaj ekonomisë në rajon. Borxhi i Malit të Zi arriti në 63.5% të PBB-së, ndërsa ai i Shqipërisë ishte 52.9%. Pas tyre renditej Maqedonia e Veriut me 51.6%, Serbia me 44.4%, Bosnjë dhe Hercegovina me 27% dhe Kosova me 16.5%.
Shqipëria, tendencë në ulje
Pavarësisht renditjes së lartë, Shqipëria ka shënuar uljen më të madhe të borxhit në rajon gjatë periudhës së analizuar. Raporti zbriti nga 74.1% e PBB-së në vitin 2021 në 64.1% në vitin 2022 dhe 57.6% në vitin 2023. Rënia vijoi në 54.2% në vitin 2024 dhe 52.9% në vitin 2025.
Komisioni Evropian parashikon që tendenca rënëse të vazhdojë. Borxhi i përgjithshëm i qeverisë pritet të ulet në 52.3% të PBB-së në vitin 2026 dhe në 50.3% në vitin 2027. Në tremujorin e parë të vitit 2026, raporti i borxhit publik zbriti në 48.8% të PBB-së, mbi 5 pikë përqindjeje më pak se një vit më parë. Komisioni Evropian sqaron se rënia lidhet si me uljen e stokut nominal të borxhit, ashtu edhe me rritjen e PBB-së nominale, përfshirë përditësimin e vlerësimeve nga Ministria e Financave.
Mali i Zi, borxhi pritet të rritet në 69.4% në 2026
Mali i Zi vijon të ketë barrën më të lartë të borxhit publik në Ballkanin Perëndimor. Raporti i borxhit ndaj PBB-së ra nga 84% në vitin 2021 në 70.8% në vitin 2022 dhe në 59.3% në vitin 2023.
Pas kësaj rënieje, tendenca ndryshoi. Borxhi u rrit në 61.3% të PBB-së në vitin 2024 dhe në 63.5% në vitin 2025. Për vitin 2026, Komisioni Evropian parashikon një rritje të mëtejshme në 69.4%, përpara se raporti të ulet në 64.3% në vitin 2027.
Të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2026 tregojnë një ulje të përkohshme të raportit në 59% të PBB-së, nga 63.5% në fund të vitit 2025. Megjithatë, zgjerimi i shpenzimeve dhe nevojat për financim pritet ta rrisin borxhin në pjesën tjetër të vitit.
Kosova ka borxhin më të ulët në rajon
Kosova vijon të ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në Ballkanin Perëndimor. Raporti zbriti nga 21.5% e PBB-së në vitin 2021 në 20% në vitin 2022 dhe 17.5% në vitin 2023.
Rënia vazhdoi në 16.8% në vitin 2024 dhe në 16.5% në vitin 2025. Në tremujorin e parë të vitit 2026, borxhi ishte ulur më tej në 15.6% të PBB-së. Raporti i Komisionit Evropian nuk jep parashikime vjetore për Kosovën për vitet 2026 dhe 2027.

T� tjera
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...

































