AGK dënon sulmet dhe presionin ndaj Gazetës Infokus dhe gazetares Hateme Smajli, kërkon nga Valon Ramadani distancim
Autori: Gazeta inFokus
15:05 | 29 June 2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj sulmeve, presionit dhe fushatës së denigrimit ndaj redaksisë së Infokus-it dhe gazetares Hateme Smajli.
AGK ka theskuar se dënon fuqishëm këtë fushatë të nisur ndaj Infokus pas publikimit të një serie hulumtimesh që lidhen me privatizimin e tokave në Komunën e Ferizajt, ku, sipas raportimeve të Gazetës Infokus, përfshihet familja e deputetit të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.
“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë fushatë të papranueshme, e cila ka për qëllim intimidimin e Smajlit për ta penguar vazhdimin e hulumtimit”, thuhet në reagim.
Sipas Asociacionit, fushata të tilla kundër gazetarëve cenojnë lirinë e medias dhe synojnë të pengojnë raportimin në interes të publikut.
AGK i ka bërë thirrje deputetit të zgjedhur, Valon Ramadani, që të distancohet nga këto kërcënime dhe të mos bëhet pjesë e një fushate që, sipas saj, synon frikësimin e gazetarëve.
“Deputeti i zgjedhur Ramadani duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në mënyrë të hapur dhe transparente, për shkak të postit të rëndësishëm që mban”, thuhet më tej në reagim.
Në fund, AGK ka shprehur mbështetjen për gazetaren Hateme Smajli dhe redaksinë e Gazetës Infokus, duke theksuar se gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa pengesa.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Linkat e hulumtimeve dhe reagimeve:

T� tjera
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
-
“Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor
Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradici...
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...
-
Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një ope...
-
Polici harron armën zyrtare në një pompë derivatesh në Shkabaj, një qytetar ia merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën zyrtare në një pomp...
-
Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj...
-
Raportohet një rast i rrëmbimit në Mitrovicë, policia nis hetimet
Një femër ka raportuar në Polici një rast të dyshuar të rrëmbimit në Mitrovic...
-
Sigurimi invalidor në Zvicër rrezikon të mbetet pa mjete financiare
Sigurimi invalidor (IV) në Zvicër po përballet me vështirësi të mëdha financi...
-
Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro n...

































