Lajme

Shenoll Muharremi: LVV ka humbur mbi 100 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 07 June 2026

Analisti politik Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka pësuar rënie të konsiderueshme të mbështetjes krahasuar me ciklin e kaluar zgjedhor, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Muharremit, LVV pritet të mbetet me më pak se 300 mijë vota nga votuesit brenda Kosovës, ndërsa me përfshirjen e votave të diasporës dhe atyre me kusht mund të arrijë rreth 375 mijë vota në total.

Ai ka kujtuar se në zgjedhjet e kaluara LVV kishte siguruar 486,994 vota, duke vlerësuar se kësaj radhe partia në pushtet ka humbur të paktën 100 mijë vota.

-Advertisement-

“Me gjasë, LVV paska mbetur me pak se 300,000 vota nga banorët e Kosovës.Nuk janë pak as këto, janë kogja shumë. Me nivel të qeverisjes, sidomos në ekonomi, energji e arsim, as 150,000 si meriton.”, ka shkruar Muharremi.

Muharremi ka kritikuar performancën qeverisëse të LVV-së, veçanërisht në fushat e ekonomisë, energjisë dhe arsimit, duke shtuar se rënia e mbështetjes elektorale, sipas tij, do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“LVV me siguri i ka humbur së paku 100,000 vota. E në muajt e vitet në vijim, korrigjimi i LVV-së do të vazhdojë edhe më shumë. E në muajt e vitet në vijim, korrigjimi i LVV-së do të vazhdojë edhe më shumë. Do të ulet në 300,000 e pastaj në 200,000 e 150,000 gjatë periudhës së ardhshme.”, ka shkruar Muharremi në reagimin e tij.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy