Reagim i Gazetës Infokus ndaj deklaratave shpifëse të ish deputetit të LVV-së, Valon Ramadani, njoftim për padi për shpifje dhe prishje të imazhit
Autori: Hateme Smajli
15:15 | 06 Qershor 2026
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, ka reaguar me shpifje në profilin e tij në Facebook për skandalin e publikuar sot nga Gazeta Infokus për pazaret e blerjes së tokës nga AKP-ja nga babai i tij, Hysni Ramadani.
Në vend të përgjigjes se si u negociua dhe sa para u ble toka shtetërore nga babai i tij, Valon Ramadani ka lëshuar shpifje dhe akuza për shantazh ndaj Gazetës Infokus.
Gazeta Infokus shpreh shqetësimin dhe kundërshton me vendosmëri deklaratat e ish-deputetit dhe kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani, të cilat synojnë të diskreditojnë një raportim të bazuar në dokumente zyrtare, fakte të verifikueshme dhe deklarata të vetë personave të përfshirë në rast.
Artikulli i publikuar nga Gazeta Infokus me titull “EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524 m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente” nuk përmban pretendime të pabazuara, por paraqet gjetje të mbështetura në dokumentacion zyrtar të siguruar nga Infokusi.
Para publikimit të artikullit, Gazeta Infokus ka respektuar standardet më të larta profesionale, duke kontaktuar dhe duke u dhënë mundësinë për t’u deklaruar të gjitha palëve të përfshira.
Në komunikimin me gazetaren e Infokusit, Hysni Ramadani, babai i Valon Ramadanit, ka konfirmuar vetë blerjen e pronës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, duke deklaruar se bëhet fjalë për një parcelë prej 24 ari. Kjo deklaratë është e regjistruar dhe përbën pjesë të materialit gazetaresk mbi të cilin është ndërtuar raportimi.
Po ashtu, edhe vetë Valon Ramadani është kontaktuar para publikimit të artikullit. Në asnjë moment ai nuk ka paraqitur dokumente, prova apo argumente që do të kundërshtonin ose rrëzonin faktet e publikuara nga Gazeta Infokus. Të njëjtën gjë nuk e ka bërë as në reagimin e tij të fundit në rrjetet sociale, ku, në vend të ballafaqimit me dokumentet dhe gjetjet e publikuara, është kufizuar në akuza ndaj mediumit, pa ofruar asnjë dëshmi konkrete që do të mbështeste pretendimet e tij.
Për këtë arsye, është shqetësuese që, në vend të ballafaqimit me faktet, dokumentet dhe pyetjet legjitime të ngritura nga media, Valon Ramadani ka zgjedhur të sulmojë publikisht mediumin dhe gazetarët, duke përdorur akuza të rënda për “shantazh” dhe “shpifje”, pa ofruar asnjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.
Gazeta Infokus e konsideron këtë një shpifje për të njollosur imazhin e mediumit dhe për të manipuluar opinionin publik, duke larguar vëmendjen nga e vërteta e dëshmuar me dokumente zyrtare, e cila përbën interes publik, duke marrë parasysh se privatizimet e tilla në të kaluarën ishin ndër shqetësimet e ngritura më së shumti nga partia prej së cilës vjen vetë Ramadani dhe kreu i saj, kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Në një shoqëri demokratike, figurat publike kanë të drejtë të kundërshtojnë raportimet mediale, por nuk kanë të drejtë të etiketojnë si shpifje apo shantazh një raportim të bazuar në dokumente dhe fakte, pa ofruar prova konkrete për pretendimet e tyre.
Gazeta Infokus i bën thirrje Valon Ramadanit që, nëse pretendon se raportimi është i pasaktë dhe nëse dikush nga mediumi ka bërë qoftë edhe veprimin më të vogël që mund të interpretohet si shantazh apo presion, t’i bëjë publike faktet, dokumentet dhe argumentet që e dëshmojnë këtë.
Për shkak të deklaratave të pavërteta dhe shprehjeve nënçmuese ndaj Gazetës Infokus – deklarata këto që dëmtojnë imazhin, reputacionin dhe besueshmërinë e gazetës dhe gazetarëve të saj, të ndërtuar me shumë mund dhe kontribut profesional – Gazeta njofton Ramadanin se në ditët në vijim do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj tij, përfshirë edhe ushtrimin e padisë për kompensim dëmi për shkak të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me dispozitat e Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes.
Gazeta Infokus do të vazhdojë të raportojë pa kompromis për çështjet me interes publik, pavarësisht presioneve, sulmeve apo përpjekjeve për të frikësuar gazetarët dhe për të penguar punën e lirë dhe të pavarur të medias.
Linku i artikullit të dokumentuar për të cilin reagoj me shpifje, Valon Ramadani:

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































