Fokus

Nga 1.3 milion në 5 milion pasagjerë: Si u shndërrua Aeroporti ‘Adem Jashari’ në historinë më të madhe të suksesit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 04 Maj 2026

Një dokumentar i realizuar nga Gazeta Infokus sjell për herë të parë rrëfimin e plotë të transformimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga një terminal modest në një nga projektet më të suksesshme në rajon dhe më gjerë.

Përmes pamjeve ekskluzive dhe dëshmive nga njerëzit kyç të këtij rrugëtimi, dokumentari tregon se si një aeroport që dikur priste vetëm 1.3 milion pasagjerë, sot mirëpret afro 5 milion udhëtarë në vit, duke u kthyer në një pikë strategjike për ekonominë dhe zhvillimin e vendit të Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ky dokumentar nuk flet vetëm për infrastrukturë,  por për sakrificën, vizionin dhe shtetin që ka ditur të ndërtojë ura me botën.

-Advertisement-

Nga pista që sot mundëson aterime edhe në kushte ekstreme, te investimet në teknologji, siguri dhe shërbime moderne – Aeroporti “Adem Jashari” është më shumë se një aeroport, është porta e Kosovës, është historia e një vendi që nuk u ndal asnjëherë ./ Gazeta Infokus

Më poshtë mund të ndiqni dokumentarin e plotë të realizuar nga Gazeta Infokus:

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy