Dy të dyshuar për korrupsion – Përveç Nikçit, qeveria Kurti propozoi edhe militantin Feim Kelmendin për drejtor në bordin e AKP-së
Autori: Hateme Smajli
14:23 | 23 April 2026
Qeveria Kurti në vendimin për shtatë emrat e bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare për Privatizim ka futur edhe dy persona që po hetohen nga drejtësia si të dyshuar për korrupsion apo keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gazeta Infokus raportoi ekskluzivisht sot se në këtë listë që pritet ti dërgohet Kuvendit për miratim gjendet emri i Hekuran Nikçit i dyshuar për korrupsion, i cili është propozuar për hiq më pak se pozitën e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në AKP.
E përveç tij edhe Feim Kelmendi emri i të cilit gjendet po ashtu në listën e propozuar nga qeveria Kurti për anëtar të bordit të drejtorëve, është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Infokus, Kelmendi në vitin 2025 ësahtë ftuar nga Prokuroria Speciale konkretisht Departamenti për hetimin e Korrupsionit dhe krimit financiar që në cilësinë e të pandehurit të intervistohet për “Keqpërdorim të detyrës Zyrtare” dhe “Cenim i të drejtave në marrëdhënien e Punës” sa ishte në pozitën e Zyrtarit Kryesor për Financa dhe Thesar në Telekomin e Kosovës. Madje Prokuroria i kishte bërë të qartë Kelmendit se nëse nuk paraqitet për intervistim ai do të sjellet me forcë në Prokurori.
Kelmendi në opinionin publik njihet për shpërthimet e tij që jo rrallë herë në rrjetet sociale kanë përfunduar edhe me të shara në mbrojtje të pushtetit.
Në një deklaratë publike në vitin 2024 madje ai e kishte quajtur Prokurorinë Speciale “organizatë kriminale”, pasi kjo e fundit kishte nisur hetimet për disa kontrata të negociuara në Telekomin e Kosovës, e që vlera e tyre është afër 20 milionë euro.
Madje në disa raste ai kishte thënë se ka më shumë respekt për Aleksandar Vuçiq, presidentin serb se sa per persona “të caktuar” që punojnë në institucione.
“Une me shume kam respekt Vucicin se sa per njerze qe duke shfrytezuar pozitat ne insititucione bejne veprime kriminale duke demtuar pronen e shtetin ne te cilin jetojne dhe shtetit qe u ka dhene mundesine qe te veprojne si kriminel kunder prones se shtetit”, kishte thënë militanti i VV-së.
Si një “militant i devotshëm” nga ana e tij nuk kishin munguar asnjëherë lavdatat që e qonin në qiell kryeministrin Albin Kurti.
Nje vit para se të zgjidhej në krye të thesarit dhe financave në Telekom ai kishte deklaruar se “vetëm i madhi sot ka mundur të krijojë një qenie të tillë” duke i bashkuar postimit fotografinë e Albin Kurtit.
“Qata qe thojnë s’ka zot, ka me jau thy Zoti qafen, kush tjetër pos t’madhit Zot kish ditë me kriju këtë qenie kaq të kompletuar”, kishte shkruar ai./Gazeta Infokus


T� tjera
-
Gjermani: Çfarë parashikon reforma e shërbimeve sekrete?
Shërbimet sekrete gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të bëjnë më shu...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të fillojë depër...
-
Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles
Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Ang...
-
Kosova shpreh përkushtimin për bashkëpunim rajonal në fushën e migracionit
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë ...
-
Ndalohen nisjet e avionëve, kaos në aeroportet e SHBA. Sekretari i Transportit: Problem në të gjitha qendrat e kontrollit
Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezull...
-
Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një ...
-
S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuve...
-
Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë n...
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizio...
-
Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës...
-
Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ...


































