Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
Autori: Gazeta inFokus
21:46 | 13 November 2026
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO n’T7, ka thënë se është hera e parë në historinë e Kosovës që, edhe pse kemi Kuvend dhe Qeveri, buxheti aprovohet pas afatit ligjor dhe se për këtë partisë në pushtet nuk i bëhet vonë.
Edhe pse Qeveria e vendit, sipas tij, është në dijeni se buxheti duhet të aprovohet para datës 31 tetor, ajo ka vendosur ta shkelë ligjin dhe Kushtetutën, sepse për të kjo tashmë është bërë normë.
Deputeti Hoti ka folur edhe për mungesën e realizimit të investimeve kapitale, ku pothuajse në asnjë vit nuk është kaluar shifra prej 30 për qind, duke përfshirë këtu edhe pagesat e shumta si pasojë e humbjes së rasteve gjyqësore.
Viti 2016 rezulton të jetë viti me realizimin më të madh sa u përket investimeve kapitale. Sipas Hotit, kjo ka ndodhur gjatë qeverisjes së Isa Mustafës, qeveri kjo që, sipas tij, ishte më efikasja që ka pasur vendi ndonjëherë.
Hoti e ka cilësuar qeverisjen e sotme si kaotike dhe, sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse nuk ka realizim të investimeve kapitale.
“Këtu është kaos institucional, këtu ka ministra që nuk e dinë as ku janë nëpër ato ministri, sepse nuk ka kuptim të qëndrosh në zyrë dhe të mos e realizosh buxhetin që e ke në dispozicion. Nëse i merr këto pesë vitet e fundit të qeverisjes, kanë pasur buxhet rreth 17 miliardë euro. Prej tyre, vetëm 3.1 miliardë janë investime kapitale. Megjithatë, kur e merr si shifër, është goxha e madhe, 3.1 miliardë, por nëse tenton të bësh një listë të projekteve se ku janë ato projekte në të cilat shteti ka investuar këto miliarda euro, nuk mund t’i identifikosh, s’ke gjasa t’i identifikosh. Nuk kanë rrugë të gjata, nuk ka projekte të mëdha me të cilat do të identifikoheshin këto investime”, ka thënë Hoti.

T� tjera
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizio...
-
Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës...
-
Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ...
-
Reshjet intensive shkaktojnë vërshime në Malësi të Madhe
Reshjet intensive të shiut dhe rritja e prurjeve të lumenjve malorë kanë shka...
-
Ilir Kërçeli i LVV-së: Hajde po bëhemi bashkë e po e kthejna KEDS-in në pronësi të Kosovës
Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli kërkoi bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës...
-
Haziri reagon për dhëndrrin: Vajza ime ka bërë krushni para dy-tri vjete në Shqipëri, mos prekni në familje
Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku po ...
-
Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Irlandë, ...
-
Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës ...
-
Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve evropianë në Hagë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryesuesi i delegacionit në Asamblenë P...
-
Totaj: Qeveria po na i merr paratë nga buxheti i Komunës, mund të na ndalet rryma në shkolla sepse i kemi borxh KEDS-it
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se Kuvendi Komunal i kësaj komun...
-
Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë sërish protestë
Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmë...



























