Qeveria Kurti propozon të akuzuarin për korrupsion Hekuran Nikçin si kryesues të Bordit të Drejtorëve në AKP
Autori: Hateme Smajli
12:03 | 23 April 2026
Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë vendim për 7 emrat e drejtorëve të bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim, emra të cilët pritet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Për kryesues të bordit të drejtorëve në AKP, është propozuar Hekuran Nikçi i dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Infokus.
Në shkurt të vitit 2025 ai ishte ndaluar për 48 orë si Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e vepra tjera.
“…të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në dosjen që e kishte publikuar Insajderi, thuhej se Nikçi kishte keqpërdorur autoritetin e tij, duke i ndryshuar F.K. pozitën e punës, madje duke mos i dhënë mundësinë as të paraqiste ankesë për vendimin e marrë kundërligjshëm nga Nikçi. Për këtë veprim, sipas Prokurorisë, ai ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Po ashtu, kur zëvendëskryeinspektori kishte vendosur që F.K. të kthehej në vendin e tij të punës, vend që e kishte ushtruar para vendimit të Nikçit, ky i fundit e kishte anuluar vendimin e zëvendësit të tij, Agim Millakut. Si pasojë, prokuroria thotë se ai ka kryer veprën penale “cënim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.
Kujtojme se Nikçi në pozitën e kryeinspektorit ishte vendosur jashtëligjshëm me një vendim të kryeministrit, Albin Kurti gjë që ishte vërtetuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë po ky i fundit kishte refuzuar të lirojë zyrën e tij./Gazeta Infokus


T� tjera
-
Gjermani: Çfarë parashikon reforma e shërbimeve sekrete?
Shërbimet sekrete gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të bëjnë më shu...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të fillojë depër...
-
Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles
Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Ang...
-
Kosova shpreh përkushtimin për bashkëpunim rajonal në fushën e migracionit
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë ...
-
Ndalohen nisjet e avionëve, kaos në aeroportet e SHBA. Sekretari i Transportit: Problem në të gjitha qendrat e kontrollit
Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezull...
-
Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një ...
-
S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuve...
-
Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë n...
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizio...
-
Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës...
-
Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ...

































