Fokus

“Nuk e di pse gratë sot po i shpallin ‘luf*të’ familjes së burrit”- Deklarata e fortë e avokates Fehmije Gashi për nuset e sotme

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 11 February 2026

Fehmije Gashi-Bytyqi, e ftuar këtë javë në emisionin Zgjohu, ka folur hapur për marrëdhëniet mes nuseve dhe familjes së bashkëshortit, duke ndarë edhe përvojën e saj personale.

Ajo tha se ka pasur fatin të jetë nusja e parë në familjen Bytyqi dhe se kurrë nuk e ka ndier dallimin mes “familjes së burrit” dhe familjes së saj.

“Unë fatin e kam që në familjen Bytyqi kam qenë nusja e parë e familjes dhe asnjëherë nuk i kam ndjerë si janë familja e burrit, por si familja ime. Madje aq shumë më respektojnë. Për mua është shumë nderim i madh”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Gashi-Bytyqi shtoi se nuk e kupton qasjen e disa grave që zgjedhin përplasje apo distancë me familjen e bashkëshortit.

“Nuk e di pse gratë sot e kanë qasjen me i shpall luftë familjes së burrit. Fëmija jonë është i asaj familjeje, gjakun e tyre e marrin, mbiemrin e tyre. Pse një nënë duhet ta ketë rolin t’i luftojë të tjerët? Pse me i mbush fëmijët me energji negative e jo me pozitive?”, deklaroi ajo./GazetaInfokus

NDIQENI VIDEON:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy