Fokus

Këngëtarja Ana Kabashi rrënqeth me fjalët për prindërit: “Ishalla mundem me ua kthy ndonjëherë, por e di që jam shumë borgj hala”

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 04 February 2026

Në një moment tejet emocional në emisionin “Zgjohu”, Ana Kabashi ka folur për lidhjen e fortë me prindërit dhe rolin vendimtar që ata kanë pasur në jetën e saj.

Ajo tregoi se në momentet më të vështira, gjithmonë i telefonon babit dhe mamit, sepse janë ata që i japin forcë dhe zemër.

“Kur babi edhe mami më thonë ‘mos ta nin, ti je qika jonë’, ty të doket që kurgjo nuk ka me të ndal. Të doket që krejt bota është e jotja,” u shpreh ajo.

-Advertisement-

Kabashi rrëfeu se babai ka qenë figura që u ka folur çdo natë para gjumit për jetën, duke i këshilluar dhe udhëzuar, ndërsa nëna ka qenë shtylla e shtëpisë gruaja që zgjohej e para, kujdesej për gjithçka dhe i ndihmonte edhe me mësime.

“Mami jem ka qenë gjithmonë një grua shumë e fortë. Edhe në detyra na ka ndihmu, na ka mësu matematikë. Ajo gjithmonë ma kthen vetëbesimin,” tha këngëtarja.

Ajo i quajti prindërit e saj “heronjtë e mi”, duke pranuar se shpesh emocionohet kur flet për ta.

“Unë i thom mamit edhe babit që kur t’i boj fmit e mi, kisha pas qef gjysmën e edukatës që na kanë dhanë këta me ua dhanë atyre. E di që jam ende shumë borxh ndaj tyre, por unë punoj për ta,” deklaroi ajo./GazetaInfokus

NDIQENI EMISIONIN E PLOTË:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy