Leka Podvorica, mbrojtësi shqiptaro-amerikan që po rritet në futbollin elitar të Portugalisë
Autori: Gazeta inFokus
16:32 | 16 January 2026
Futbolli evropian nuk ndërtohet më mbi rastësinë, por mbi projekte afatgjata ku çdo detaj matet, testohet dhe filtrohet pa kompromis. Në këtë sistem të pamëshirshëm, vetëm lojtarët me profil të plotë arrijnë të mbijetojnë dhe të avancojnë.
Leka Podvorica, futbollist shqiptaro-amerikan i lindur në vitin 2008 në New York, është një nga ata emra të rinj që po depërtojnë pikërisht në këtë elitë selektive, duke u formuar në Portugali – në një nga mjediset më konkurruese të futbollit botëror për të rinj.
Aktualisht, Podvorica është pjesë e skuadrës U19 të FC Famalicão, dhe ku po vazhdon zhvillimin e tij në Portugali.
Mbrojtës me fleksibilitet të lartë, ai aktivizohet kryesisht si qendërmbrojtës, por angazhohet edhe si mesfushor mbrojtës, duke i dhënë skuadrës alternativa taktike në faza të ndryshme të lojës.
Rruga e Lekës drejt Evropës kalon përmes MLS NEXT në Shtetet e Bashkuara, ku ai u formua përpara se të transferohej në akademinë e Famalicão’s. Përshtatja e shpejtë në futbollin portugez i hapi dyert për aktivizime mbi grupmoshën e tij, duke kulmuar me rolin aktual në U19 dhe me stërvitje të rregullta me U23.
FC Famalicão konsiderohet një nga akademitë më të forta në Portugali. Të gjitha grupmoshat e klubit garojnë në Champions Phase, niveli më i lartë i garave për të rinj, ndërsa klubi është i vetmi jashtë “Katërshes së Madhe” (Benfica, Sporting, Porto, Braga) që ka fituar titull kampion në Divizionin e Parë U19.
Së fundmi, Famalicão U19 mori pjesë në një turne prestigjioz ndërkombëtar në Marok, ku u përball me akademi elitare si Paris Saint-Germain, AZ Alkmaar, River Plate, Girona, Udinese dhe Crystal Palace.
Skuadra e Lekës avancoi nga një grup i vështirë që përfshinte PSG’në dhe AZ Alkmaar’in, duke regjistruar fitore të theksuara si 7–0 ndaj Udinese’s, 3–1 kundër AZ Alkmaar’it dhe 3–1 ndaj Girona’s.
Rrugëtimi u ndal në gjysmëfinale, ku Famalicão u eliminua me penallti nga River Plate, fituesit përfundimtarë të turneut.
Gjatë gjithë kompeticionit, Podvorica u dallua për qetësinë në lojë, ndërgjegjen taktike dhe prezencën fizike, duke u vlerësuar si një nga mbrojtësit më të spikatur të grup moshës së tij.
Në vitin 2024, karriera e Lekës mori një hap të madh përpara kur ai u seleksionua për të përfaqësuar kombëtaren U16 të Kosovës, vendit prej ku vijnë prindërit e tij. Leka u lind më 19 shkurt 2008, vetëm dy ditë pasi Kosova e shpalli pavarësinë e saj.
Në nivel ndërkombëtar, Leka ka regjistruar pesë paraqitje me përfaqësueset e moshave të Kosovës.
Podvorica pati një ndikim të menjëhershëm, duke shënuar një gol për Kosovën në turneun e UEFA-s në Tiranë, në mars të vitit 2024. Debutimi i tij me kombëtaren e Kosovës e forcoi më tej statusin e tij si një yll në rritje në botën e futbollit. Leka vazhdon të thirret rregullisht me kombëtaret e moshave të Kosovës.
Leka Podvorica po zhvillohet në një ambient jashtëzakonisht konkurrues, në një kampionat ku përfaqësuesja portugeze e grup moshës së tij është aktualisht kampione e Evropës dhe e Botës, dhe ku të gjithë lojtarët aktivizohen në të njëjtin sistem ligash ku po rritet edhe ai.
Me interesin për profilin e tij në rritje, nuk përjashtohet mundësia që vera e ardhshme ta gjejë Lekën në një klub tjetër, si pjesë e një rruge afatgjatë drejt futbollit elitar evropian.
Më poshtë gjeni një video përmbledhëse të performancave të Podvoricës./Periskopi

T� tjera
-
Kabashi-Ramaj kërkon shkarkimin e ministrave pas vras*jes së Arlindës: Drejtësinë ia kemi borxh
Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar përgjegjësi institucionale...
-
Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Fami...
-
Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vra*sjen e rëndë në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 30 vjet burgim A.G.-në, i cili u ...
-
Deklaratat për Haradinajt, Tahiri – Kelmendit e Fejzës të VV: Po bëni dëm- A e dini çka shoh në media për juve bre?
Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, Ta...
-
Hoxha: Kosova ta mbrojë të vërtetën e luf*tës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore dhe publike
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kërkuar që Kosova të ndërtojë një strateg...
-
Tahiri mbron Haradinajt: Është e ulët të lidhësh emrat e tyre me tragjedinë e Arlindës
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar në Kuvend lidhur me vrasjen e ...
-
Abrashi i LVV-së thotë “e mbështesim prote*stën”, prote*stuesit kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës e Sveçlës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgje...
-
KPK-ja mblidhet sot për vra*sjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do ...
-
Reshitaj: Çfarë sigurie e ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shtetit kur merr përgjigje ‘‘s’jam i obliguar me u marrë me ty’’
Albena Reshitaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme në Kuve...
-
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasaliu kundërshton aktgjykimin në Supreme
Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkes...
-
Musliu: Kërkuam që shefi i Policisë të raportojë para deputetëve për rastin e Arlinda Zekajt, LVV ishte kundër
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se vrasja e A...
-
Musliu: Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën e Arlindës, por mund ta ndryshojmë mënyrën se si shteti reagon kur një grua është në rrezik
Deputetja Ganimete Musliu ka kërkuar përgjegjësi të menjëhershme instituciona...































