Lajme

Osmani falënderon Letoninë për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 15 Korrik 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim përmbajtësor me presidentin e Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, gjatë të cilit është shprehur gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me fotografi nga takimi, Osmani ka falënderuar homologun letonez për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka dhënë Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit, si dhe për përkrahjen e fortë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

“Falënderova presidentin Rinkēvičs për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës, në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Ajo theksoi se fusha si ekonomia, siguria dhe sektorë të tjerë të interesit të ndërsjellë përbëjnë kapituj të rinj të bashkëpunimit, duke u mbështetur në vlerat e përbashkëta që ndajnë Kosova dhe Letonia.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy