Lajme

Bogujevci: S’po kuptoj më as çka po dojnë deputetët, pse nuk po votojnë, s’kanë as propozim konkret

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 15 Korrik 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga deputetët që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të marrin pjesë në votim, duke theksuar se mungesa e pjesëmarrjes po e bllokon punën e Kuvendit, shkruan Gazeta Infokus.

“Presim që deputetët të votojnë dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Kjo situatë po krijon një precedent të rrezikshëm, kur në seancën konstituive, edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë që duhet të votohet, deputetët zgjedhin të mos marrin pjesë,” deklaroi Bogujevci para vazhdimit të seancës.

Ajo u shpreh e zhgënjyer me qasjen e partive opozitare dhe tha se nuk po e kupton më arsyet e këtij bllokimi.

-Advertisement-

“Nuk po kuptoj më as çka duan, pse nuk votojnë. Nuk ka sens mënyra se si është duke vepruar opozita. Duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga qytetarët që i kanë votuar, sepse nuk janë duke i respektuar,” theksoi ajo.

Bogujevci tha se Vetëvendosje ka ofruar disa zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, por nuk ka pasur vullnet nga ana e opozitës.

“Ka qenë ftesa e Kryeministrit qysh në prill për një marrëveshje me dy partitë më të mëdha që të shkojmë në votim për emrat. Pastaj është ofruar edhe marrëveshje politike. Ne jemi munduar, por nuk ka interesim. Ata nuk kanë asnjë propozim konkret, përveç që janë duke e dëmtuar Kuvendin e Republikës së Kosovës,” tha ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy