Fokus

Nait Hasani: Qeveria Kurti gëzohet për dënimin e Thaçit – ende ëndërrojnë kthimin e Serbisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 06 Qershor 2025

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë Kurti lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Hasanit në Podcast me Shkelzen Dakaj ka thënë kjo qeveri po e përjeton si festë gjykimin dhe dënimin e Thaçit, jo vetëm si individ, por si simbol i luftës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vetë shtetësisë së vendit.

“Ata gëzohen mu gjyku edhe mu dënu Hashim Thaci atje. Jo si Hashim por si politikë, si luftë, si Ushtri Çlirimtare e Kosovës edhe si shtet,” ka deklaruar Hasani.

-Advertisement-

Ai shtoi se në mesin e këtyre qëndrimeve ende ekzistojnë iluzione për rikthimin e Kosovës nën kornizën e Serbisë, por sipas tij, ato janë ëndrra të vdekura.

“Hala shohin ëndrra që Kosova mund të kthehet me Serbinë, por kanë vdek ato ëndrra,” theksoi ish ambasadori./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy