Krasniqi: Të tjerë në LVV kanë pasur ambicie për karrigen e kryeparlamentarit, por duket se Haxhiu për Kurtin është më e rëndësishme sesa krejt ata
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 29 Maj 2025
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se, pavarësisht se kanë kaluar mbi tre muaj e gjysmë nga zgjedhjet dhe më shumë se një muaj e gjysmë nga tentimi për konstituim, ende nuk është bërë asnjë veprim konkret për të dalë nga bllokada institucionale, shkruan Gazeta Infokus.
“Fatkeqësisht, bllokada e inicuar dhe e mundësuar nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon. Ne as sot nuk kemi institucione funksionale dhe nuk po shohim as interesim, as vullnet për të dalë nga kjo situatë e rëndë. Kjo është rezultat i kryeneçësisë politike të z. Kurti dhe partisë së tij,” deklaroi Krasniqi.
Ai kritikoi edhe insistimin e LVV-së për të kandiduar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pavarësisht se, sipas tij, ka pasur edhe emra të tjerë brenda partisë që kanë shprehur ambicie për këtë post.
“Besoj se Kurti ka mashtruar mjaftueshëm deri më tani. Ka pasur deputetë të tjerë që kanë pasur ambicie për këtë pozitë, por duket që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se të gjithë ata bashkë,” shtoi ai.
Kreu i PDK-së përsëriti qëndrimin e partisë së tij, duke theksuar se nuk do të votojnë “asnjë deputet që ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti”, ndërsa për propozime të tjera, tha se “mbetet të shihet”.
Në fund, ai i bëri thirrje LVV-së që të tregojë maturi politike dhe të vendosë interesin e qytetarëve para interesave partiake.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...


































