Lajme

Muharremi reagon ashpër: Çmime abnormale dhe tejet të dyshimta për bartjen e energjisë – hetim urgjent

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 27 Maj 2025

Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka reaguar me shqetësim lidhur me çmimet ekstremisht të larta dhe të pashpjegueshme për bartjen e energjisë në Kosovë më 24 dhjetor 2024, gjatë orës 10:00 deri në 18:00, ku çmimi për kapacitetin e transmetimit ka arritur në 798 euro për MËh, nga një nivel i zakonshëm prej vetëm 2 euro për MËh.

Muharremi e cilëson këtë situatë si “çmendurisht abnormale, të dyshimtë dhe me përfitime spekulative”, duke kërkuar hetim të plotë dhe transparencë maksimale institucionale. Ai thekson se vetëm gjatë një ore janë realizuar përfitime prej 167,647.20 euro, ndërsa për gjashtë orë shuma shkon në rreth 1 milion euro, shkruan Gazeta Infokus.

“Kam analizuar të njëjtën periudhë në Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë – askund nuk ka ndodhur precedent i tillë. Dyshohet për keqmenaxhim, manipulim dhe mungesë të plotë transparence nga institucionet përgjegjëse,” – thotë Muharremi.

-Advertisement-

Ai ka disa pyetje dhe kërkesa për ZRRE dhe KOSTT:

Si u arrit çmimi prej €798.32 MWh për bartje të energjisë?

Kush përfitoi nga këto ankande?

Kush ishin ofertuesit që paguan këtë shumë dhe morën pjesë në ankand?

A ka pasur manipulim në ankande?

Pse ka diferenca drastike në çmime me vendet fqinje në të njëjtën kohë?

A ka monopol apo kartel në tregtinë e energjisë në Kosovë?

A është kjo një formë e mashtrimit ekonomik dhe dëm i drejtpërdrejtë ndaj pasurisë publike?

Muharremi kërkon një auditim të jashtëm të ankandeve, të gjithë pjesëmarrësve dhe ofertave, si dhe publikimin urgjent të të dhënave për transaksionet në linjën Mali i Zi–Kosovë nga shtatori deri në dhjetor 2024.

“Nëse këto dyshime verifikohen, duhet të iniciohen hetime për manipulim të tregut të energjisë, të bëhet sekuestrimi i dokumenteve, dhe të kërkohet llogaridhënie nga zyrtarët e ZRRE, KOSTT dhe operatorët furnizues.”

Ai përmbyll se këto çmime të paprecedenta mund të jenë një nga arsyet kryesore për rritjen e kostos së energjisë për qytetarët dhe bizneset, duke e kthyer këtë situatë në një skandal me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për konsumatorët finalë në Kosovë.

Gazeta Infokus të dielën ka bërë një hulumtim të të gjitha aferave në sektorin e energjisë elektrike që quan deri tek rritja e energjisë elektrike dhe problemet e mëdha të patejkalueshme në këtë sektor.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy