Muharremi alarmon për mospërputhje të mëdha në statistikat e punësimit: “Varet kënd e pyet!”
Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 20 Maj 2025
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka ngritur alarmin për dallimet e theksuara ndërmjet shifrave të punësimit të publikuara nga tri prej institucioneve kryesore në vend: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Fondi Pensional i Kosovës (Trusti).
Përmes një reagimi publik, Muharremi thekson se vërehet një diskrepancë e madhe mes të dhënave të këtyre institucioneve, duke e bërë të paqartë numrin real të të punësuarve në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
“Qe disa ditë po mundohem me kuptu si ka mundësi me pas kaq diskrepancë të thellë në shifra të punësimit tek tri institucionet vitale: ASK, Trusti dhe ATK. Sa janë të punësuar në Kosovë? Mvaret kënd e pyet”, shkruan Muharremi.
Vërejtjet dhe rekomandimet kryesore të Muharremit janë:
- Vonesa në publikimin e të dhënave nga ASK
Muharremi kritikon ASK-në për vonesat e mëdha në publikimin e statistikave të punësimit, ndonëse të dhënat për tregtinë apo inflacionin publikohen me kohë.
“Deri më 27 mars 2025, kemi pasur vetëm të dhënat e vitit 2023. Vetëm para pak muajsh u publikuan të dhënat për TM1 dhe TM2 të vitit 2024, kur në fakt tashmë do të duhej të kishim edhe të dhënat për vitin 2025.”
Ai kërkon që ASK t’i publikojë me kohë të dhënat për punësimin dhe të mos lejojë që këto statistika të keqpërdoren politikisht.
- Mospërputhjet në të dhënat e Trustit
Sipas Muharremit, Trusti pensionale ka një “reset” të çuditshëm në fillim të çdo viti, që krijon dallime drastike me çerekun e fundit të vitit paraprak. Në vitin 2025, në TM1 u raportuan 337,283 llogari aktive, ndërsa në TM4 të 2024 ishin 445,613 – mbi 100 mijë më shumë.
Ai kërkon sqarime për këtë diferencë dhe thekson se personat nuk duhet të regjistrohen më shumë se një herë në raste të punësimit të përkohshëm.
- Mungesë koordinimi ndërinstitucional
Eksperti i ekonomisë thotë se mungesa e harmonizimit të metodologjisë mes Trustit, ASK-së dhe ATK-së krijon konfuzion në opinionin publik dhe dëmton besueshmërinë e statistikave.
- Ndryshimet në raportim pas vitit 2020
Duke u bazuar në një analizë krahasuese të viteve të fundit, Muharremi vë në dukje se në vitin 2020 kishte përafrim mes të dhënave të ASK-së dhe Trustit, por kjo ka ndryshuar dukshëm kohët e fundit.
“Duhet të sqarohet nëse ka pasur ndryshim metodologjie. Veçanërisht duhet të dihet sa persona janë të punësuar përkohësisht dhe të mos llogariten si të punësuar nëse nuk janë aktivë në çerekun e fundit të vitit.”
Në fund, Muharremi kërkon më shumë transparencë, koordinim institucional dhe publikim të saktë të statistikave të punësimit, si parakusht për politika ekonomike të drejta dhe të bazuara në të dhëna reale.
Gazeta Infokus të hënën ka publikuar të dhënat nga Trusti Pensional i Kosovës, ku sipas këtyre shifrave vjetore mesatare të llogarive aktive del se për katër vite numri i të punësuarve është rritur vetëm për 31 mijë, dhe jo 87 mijë ashtu sic deklaronte publikisht kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...

































