Sot hynë në fuqi tarifat e reja të Trump: Ndikimi në mbi 3500 produkte që eksportoi Kosova në SHBA pa taksë
Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 09 Prill 2025
Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë hyrë në fuqi që nga sot, më 9 prill, shkruan Gazeta Infokus.
Këto tarifa të reja janë në kuadër të politikës së re tregtare me të hyrë në pushtet presidenti amerikan Donald Trump.
Tarifa këto që janë taksa që u ngarkohen mallrave të importuara nga vende të tjera në territorin amerikan.
Sipas Trump, këto “tarifa reciproke”, synojnë të ringjallin industrinë prodhuese amerikane duke bërë që rritja e çmimit të mallrave të importuara të i inkurajojë konsumatorët që të blejnë produkte më të lira vendase dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së tyre.
Ndërkaq, tarifat për produktet e importuara nga Kosova do të taksohen me 10%. Po ashtu, Shqipëria do të përballet me të njëjtën normë tarife prej 10%, ndërsa Serbisë i është vendosur një tarifë më e lartë prej 37%.
Çfarë eksporton Kosova në Amerikë, cilat janë produktet që pritet të kenë taksë 10%?
Kosova ka një marrëdhënie tregtare në rritje me SHBA-në, duke eksportuar një sërë produktesh në këtë treg gjigant. E produktet kryesore që eksportohen në SHBA përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, si dhe prodhime nga druri dhe plastika.
Në bazë të të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vlera e eksporteve të Kosovës në SHBA në vitin 2022 ka qenë 131.1 milionë euro, në vitin 2023 ajo ka qenë 103.9 milionë euro, ndërsa në vitin 2024, vlera e eksporteve të kompanive kosovare në këtë shtet kanë pësuar një rënie të theksuar, duke arritur vetëm në 39.1 milionë euro.
Këto masa kanë ngjallur shqetësime te qytetarët kosovarë, të cilët mendojnë se tarifat e reja mund të ndikojnë në ekonominë e Kosovës, edhe pse niveli i tregtisë me SHBA-në është relativisht i ulët. Ata shprehen se, për shkak të pagave dhe pensioneve të ulëta, çdo rritje e çmimeve mund të ketë ndikim të ndjeshëm në jetesën e tyre.
Taksa e Kosovës ndaj SHBA-së – Reciprociteti që po kërkon Trump
Deri më sot, duke u bazuar në një listë preferenciale, mbi 3500 produkte nga Kosova janë eksportuar pa taksa në SHBA.
Derisa produktet kosovare janë eksportuar në SHBA pa taksa, të gjitha produktet amerikane të importuara në Kosovë janë doganuar me taksë 10% që nga 5 shtatori i vitit 1999.
Për këtë taksë të vendosur që nga koha e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-ut), presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani më datën 3 prill, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane.
Kjo kërkesë e të parës së vendit erdhi një ditë pasi presidenti Trump, njoftoi për tarifat e reja doganore ndaj vendeve me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie tregtare, përfshirë edhe Kosovën.“
Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata”- ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin social “X”.
Në anën tjetër, taksa prej 10%, e cila është vendosur që nga koha e UNMIK-ut, fillimisht ishte e aplikuar për të gjitha mallrat që hynin në Kosovë dhe jo vetëm për ato nga SHBA, derisa për shumë vende është ndryshuar në bazë të marrëveshjeve të ndryshme tregtare.
Ndërsa për SHBA ka mbetur e njëjta që prej atëherë.
Tarifat e Trump në gjithë botën
Normat më të larta të “taksave reciproke” të importit për dhjetëra shtete dhe territore përfshijnë një tarifë masive prej 104 për qind ndaj mallrave kineze dhe 20 për qind për produktet nga Bashkimi Evropian.
Kina ka reaguar tashmë, duke vendosur një tarifë prej 34 për qind për të gjitha mallrat amerikane. Kjo përqindje përputhet me nivelin që ishte në fuqi përpara se Trump të njoftonte se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 104 për qind ndaj Kinës duke filluar nga 10 prilli.
Përveç tarifave ndaj Kinës, Trump ka vendosur një tarifë të lartë prej 25 për qind për importet e automjeteve, duke nisur nga 3 prilli, e cila kryesisht është e drejtuar ndaj makinave të prodhuara në Meksikë dhe Kanada, me qëllim që t’i shtyjë këto dy shtete të ndërmarrin hapa për të kontrolluar migrimin dhe trafikimin e drogës. Këto tarifa janë për makinat e importuara, por tarifat pritet të zgjerohen javët në vijim, duke prekur edhe importet për pjesët e automjeteve.
Kanada është kundërpërgjigjur me një taksë prej 25 për qind për importet e automjeteve nga Shtetet e Bashkuara që nuk përputhen me Marrëveshjen e SHBA-së-Meksikë-Kanada. Këto tarifa pritet të hyjnë në fuqi më 9 prill.
Edhe çeliku dhe alumini janë cak i tarifave. Për dy metalet është vendosur një tarifë prej 25 për qind, vendim që hyri në fuqi muajin e kaluar./Gazeta Infokus/
Kjo është lista e plotë në të gjitha shtetet që presidenti Donald Trump ka vendosur tarifat e reja:


T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...





























