Lajme

Bileta falas në urban për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 01 Prill 2025

Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe arrijnë në Stacionin e Autobusëve në Kryeqytet, do të përfitojnë një biletë gjithëditore falas për përdorim në transportin urban, shkruan Gazeta Infokus.

“Ju njoftojmë se, sipas vendimit të datës 17.03.2025 nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet. Po e theksojmë për qartësi, ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

Sipas këtij vendimi, udhëtarët mund të përdorin biletën e tyre të transportit ndërurban për të lëvizur pa pagesë shtesë në të gjitha linjat e transportit publik urban në Komunën e Prishtinës.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy