Gjithçka çfarë dihet deri më tani për vrạsjen e të riut në Vushtrri
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 24 March 2025
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vushtrri, shkruan Gazeta Infokus.
Një i ri ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është ndaluar si i dyshuar për kryerjen e këtij akti të rëndë kriminal.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar Bleon Dibranin, 19-vjeçar, si të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Ardit Zymeri, po ashtu 19-vjeçar, ngjarje kjo që ndodhi të dielën në mbrëmje në qytetin e Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit është sekuestruar një armë e gjatë dhe pesë fishekë.
“Nga hetimet në vendin e ngjarjes dhe analizat e kryera, hetuesit kanë siguruar tri (3) gëzhoja si dëshmi materiale. I dyshuari B. D., 19 vjeç, është identifikuar dhe arrestuar. Gjatë arrestimit, nga ai është konfiskuar një armë e tipit pistoletë që dyshohet se u përdor në kryerjen e krimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë,” tha Zahiti.
Ai shtoi se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 20:35.
“Policia ka marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri rreth orës 20:35. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri. Nga të dhënat fillestare, bëhet e ditur se viktima, një djalë rreth 19 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit,” ka deklaruar Zahiti.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një telegrami ngushëllimi. Ai ka shprehur tronditjen nga ngjarja dhe ka ngushëlluar familjen e viktimës.
“Sonte, qyteti ynë u trondit nga një ngjarje tragjike, ku një 19-vjeçar humbi jetën në mënyrë të dhimbshme. Në emër të qytetarëve të Vushtrrisë dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymeri. Bashkëndjejmë me ta në këtë dhimbje të madhe. Falënderoj Policinë për reagimin e menjëhershëm dhe arrestimin e të dyshuarit. Kemi besim në drejtësi dhe kërkojmë zbardhjen e plotë të rastit, si dhe garantimin e sigurisë për qytetarët tanë,” u shpreh Idrizi.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...





























