Burri vret gruan në Gjermani, më pas telefonon djalin për t’i treguar
Autori: Gazeta inFokus
10:48 | 21 Mars 2025
Një burrë 54-vjeçar po dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Gjermani dhe pas kryerjes së aktit ka telefonuar djalin për t’i treguar atë që kishte ndodhur. Djali e ka raportuar menjëherë rastin në polici.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, më 19 mars 2025, në qytetin Memmingen. Policia ka arrestuar të dyshuarin në adresën e banesës së tij, ndërsa hetimet janë marrë përsipër nga Departamenti i Hetimeve Kriminale në Memmingen.
Sipas raportimeve të mediumit gjerman new-facts.eu, burri në një bisedë telefonike me djalin e tij ka deklaruar se kishte vrarë nënën, një grua 55-vjeçare, transmeton Gazeta Infokus.
Pas kësaj telefonate, djali ka njoftuar policinë, e cila ka dërguar menjëherë disa patrulla në vendin e ngjarjes. I dyshuari nuk ka bërë rezistencë dhe është arrestuar para shtëpisë së tij.
Në dhomën e ndenjjes së shtëpisë, shërbimet emergjente kanë gjetur gruan pa shenja jete. Dyshohet se ajo është mbytur pak para telefonatës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Për momentin, nuk janë dhënë detaje shtesë mbi motivin apo rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Memmingen-it, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë sigurimin e provave në vendin e krimit.
Ndaj 54-vjeçarit është lëshuar urdhërarrest nën dyshimin për vrasje dhe ai është dërguar në një institucion korrektues. Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se për momentin nuk mund të japin informacione shtesë.

T� tjera
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...






























