Muharremi: Gjasat janë më shumë që të shkojmë në zgjedhje ose LVV të dalë në opozitë
Autori: Gazeta inFokus
09:37 | 11 Mars 2025
Analisti Shenoll Muharremi, ka analizuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë, pas mbledhjes dhe konferencës së djeshme të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Muharremi ka thënë se aktualisht gjasat më të mëdha janë që të Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje, shkruan Gazeta Infokus.
“Aktualisht duket se gjasat janë më shumë të shkojmë në zgjedhje përsëri! Tashmë i kemi vetëm dy opcione: (a) Qeveri LVV-Pakcat Joserbe dhe Nisma; dhe (b) Qeveria e Opozitës. OSE/Përndryshe: (c) Zgjedhje të reja. LDK sot po e rikonfirmon që nuk ndryshon qëndrimin parazgjedhor. Me fjalë tjera, kjo mundet me u kuptu si ‘vendojse të vijave të kuqe për LVV”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se me këto zhvillime LVV-së i mbetet të formojë qeverinë me Nismën ose të dalë në opozitë.
LDK, pas PDK, duket se është partia tjerët e madhe që nuk dëshiron me bë koalicon me LVV-në. LVV i mbetet, në këtë situatë, me kriju qeverinë me deputetët e NISMA-së ose me dalë në opozitë. Por deklerata e LDK-së që “nuk do të futemi në qeveri afatshkurtëra” mund të nënkuptoj se kemi zgjedhje të reja. Kjo për shkak se pa LVV nuk ka qeveri stabile afatgjate”, shkruan Muharremi.
Kujtojmë se vija të kuqe për LVV-në ka vendosur edhe partia e cila doli e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës. Dje kandidati për kryeministër i kësaj partie tha se gjasat më të mëdha janë për një qeveri të opozitës dhe se PDK nuk bashkëpunon me LVV-në./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
































