Lajme

Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje fëmijëve: Bojkotoni mësimin, është madhështore të mungoni sa më shumë

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 07 Mars 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje fëmijëve dhe të rinjve që të bojkotojnë mësimin dhe të nisin protestat, për të kundërshtuar mbylljen e Tik Tok nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku mes të tjerash u bëri thirrje atyre që të merrnin pjesë në protestën e 15 marsit, për mbylljen e Tik Tok, shkruan A2 CNN.

Ai gjithashtu garantoi nxënësit se nuk do të guxojë asnjë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj tyre, sepse në të kundërt sipas tij, do përballen me pasojat më të rrepta ligjore.

-Advertisement-

Ditën e djeshme, Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen përkohësisht të rrjetit social TikTok për 1 vit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy