Përgjigje ndaj spekulimeve të Xhafer Tahirit
Autori: Gazeta inFokus
17:13 | 04 March 2025
Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Tahiri, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një reagim të shtrembëruar, duke keqinterpretuar vendimin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe duke dezinformuar publikun. Në vend të ofrimit të një pasqyre të saktë të vendimit të Këshillit, Tahiri ka zgjedhur të nxjerrë nga konteksti një pjesë të tij, duke e paraqitur si fitore të tij dhe duke akuzuar padrejtësisht Gazetën Infokus për publikimin e një lajmi të pavërtetë.
Faktet janë të qarta: KMShK ka konstatuar se Gazeta Infokus ka raportuar bazuar në burime të besueshme dhe ka prezantuar faktet mbi të cilat është mbështetur shkrimi në fjalë. Ankesës së Xhafer Tahirit nuk i është dhënë e drejta në tërësi. Këshilli ka vërejtur vetëm një problematikë në titull, por jo në përmbajtjen e raportimit, e cila është konsideruar e mbështetur në fakte. Pra, vendimi nuk konteston përmbajtjen e lajmit, por vetëm titullin, duke e cilësuar si paragjykues.
Shkrimi në fjalë trajton një çështje të ndjeshme që ka të bëjë me dyshimet për manipulim votash në Vushtrri. Burimet e Gazetës Infokus kanë raportuar se një komisioner i LDK-së, konkretisht Betim Grabanica, njëherësh sekretar i degës së LDK-së në Vushtrri, dyshohet se ka ndërhyrë në numërimin e votave në favor të kandidatit Xhafer Tahiri. Ky informacion është bazuar në dokumente dhe burime të sigurta dhe është raportuar me përgjegjësi profesionale. Për më tepër, është konfirmuar se Prokuroria e Shtetit ka nisur hetime për këtë çështje.
Në vendimin e saj, KMShK ka theksuar se “media ka raportuar bazuar në burime të veta të besueshme” dhe se i ka ofruar Këshillit edhe dokumentin mbi të cilin e ka mbështetur raportimin, duke konfirmuar kështu saktësinë e lajmit të publikuar nga Gazeta Infokus.


Pavarësisht qëndrimit të KMShK-së mbi titullin, Gazeta Infokus mbron të drejtën editoriale për të zgjedhur titujt e saj, si një pjesë thelbësore e politikës editoriale të medias. Megjithatë, në respekt të vendimit të Këshillit, Gazeta Infokus mund të rishikojë titullin e lajmit, por pa cenuar përmbajtjen faktike të raportimit, e cila ka qenë dhe mbetet e bazuar në burime të verifikuara dhe të besueshme.
Në vend të reflektimit mbi vendimin e KMShK-së, Xhafer Tahiri ka zgjedhur të keqpërdorë pjesë të tij për të ndërtuar një narrativë të rreme, duke e paraqitur veten si viktimë të një “dezinformimi”. Në realitet, raportimi i Infokusit ka qenë i saktë dhe i bazuar në prova, siç është konfirmuar nga KMShK.
Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të njollosur punën e gazetarëve profesionistë është një përpjekje e dështuar për të manipuluar opinionin publik.
Infokusi mbetet i përkushtuar ndaj raportimit të saktë, të drejtë dhe të balancuar, duke respektuar të gjitha standardet e gazetarisë profesionale./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































