Lajme

Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 26 October 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e mbrojtjes së grave që përballen me dhunë në familje.

Gjatë seancës së Kuvendit, Ymeri është ngritur në këmbë, duke mbajtur në dorë një fletë me mbishkrimin “Pa fëmijë, pa familje”.

“Unë e kam ndërmend t’ju tregoj se çfarë i bëni ju një gruaje që është e dhunuar dhe e frikësuar. Ku e çoni ju këtë grua? Ku e çoni ju këtë grua?”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ymeri ka ilustruar pasigurinë me të cilën përballen gratë që kërkojnë ndihmë nga institucionet, duke paraqitur situatën e një viktime të dhunës në familje.

“Te vëllai s’du, te burri më ka rrehë… Mos më çoni në QPS, në QPS vritem, qysh jam vra në Ferizaj”, ka thënë Ymeri, duke paraqitur fjalët e një gruaje që kërkon mbrojtje.

Ajo ka thënë se pushteti po flet që “duhet, duhet” të mirren përgjegjësitë, por sipas saj, s’po marrin asnjë përgjegjësi vetë. “Kush duhet për juve” ka përfunduar Ymeri duke iu drejtuar minsitres Gërvalla.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy