Lajme

Ramush Haradinaj: Në Korishë mbështetje e madhe për Kosovën Fituese

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 05 Shkurt 2025

Kandidati për kryeministër i koalicionit të ‘Kosovës Fituese’, Ramush Haradinaj ka takuar banorët e fshatit Korishë ku mori një mbështetje të madhe.

Haradinaj ka thënë se banorëve atje u dha fjalën se do të kenë mbështetjen e shtetit në bujqësi si dhe ujë të mjaftueshëm për pije e ujitje.

“Mbështetje për Kosovën Fituese 137 në Korishë

-Advertisement-

Nuk munda pa ardhë me i taku banorët e Korishës. Bujarë e punëtorë, që menjëherë pas luftës për liri, ku bënë sakrifica të mëdha për vendin, iu përveshën punës.  Ju dhashë fjalën që do ta kenë mbështetjen e shtetit, subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.  Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm”, ka thënë Haradinaj nga tubimi atje.

Po ashtu i pari i listës së AAK-së ka prmetuar ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe pension për çlirimtarët pë pasë nevojë të shkëputen nga puna.

“Garantova që çmimi i energjisë nuk do të ngritët dhe do të ulet të paktën për 20%. Që çlirimtarët do të gëzojnë pensionin pa shkëputje nga puna.  Çelësi i zhvillimit tonë është anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën. Kosova është mirënjohëse për ata që ishin me ne që nga fillet e angazhimit për liri, e vazhdojnë të na qëndrojnë edhe sot, si mbështetës të shtetit dhe garantues të sigurisë sonë.  Për Kosovën Fituese 137’, ka thënë ai./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy