Muharremi tallet keq me ‘premtimin’ e Kurtit: Ekonomi Magjike: Si të bësh pagën 1,200€ pa e ditë as vet
Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 02 Shkurt 2025
Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas një deklarate premtimi elektoral që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha në njërin prej tubimeve të partisë së tij.
Muharremi ka cituar Kurtin i cili ka thënë se “Pagën minimale e gjetëm 130-170€, e kena ba 350€. Në mandatin që vjen e bëjmë 500€. “Paramendo” tha “me punu te privati dhe ta jep pagën 700€. Plus shtesa 500€, të bëhet 1,200€ pagë!”, derisa ka shtuar se është dashtë ta dëgjojë 5 herë për të kuptuar nëse Kurti ka bërë ndonjë magji ekonomike që kjo të ndodhë realisht.
“Ekonomi Magjike: Si të bësh pagën 1,200€ pa e ditë as vet. KM sot tha: “Pagën minimale e gjetëm 130-170€, e kena ba 350€. Në mandatin që vjen e bëjmë 500€. “Paramendo” tha “me punu te privati dhe ta jep pagën 700€. Plus shtesa 500€, të bëhet 1,200€ pagë!” U detyrova me dëgju fjalimin 5x mos është ndonjë magji apo zbulim ekonomik për nobel, po jo, mirë e kam shkruajt, ashtu si po e lexoni. A breee, sa tepër jeni lodhë, e sa shumë po lakmoni për pushtet saqë nuk ka mbetë më asnjë standard pa u thy në zgjedhje. Tash po i përzinë gjërat si sallatë!”, shkruan Muharremi në reagimin e tij.
Ai i ka reaguar kryeministrit për shkak se sipas tij po “mashtron” në fushatë duke u thënë të rinjve se nëse pagën e kanë 700 euro me pagë minimale 500, paga e tyre kap shifrën 1,200 euro e që paga minimale nuk është shtesë dhe as bonus në pagë.
Derisa ka ironizuar duke thënë se shpreson që një matje të tillë partia në pushtet nuk i ka bërë edhe votave prej “500k” që po i kërkojnë nga qytetarët se përndryshe nuk do të dalë as 300 mijë.
“Paga minimale nuk është shtesë, është vlerë minimale që duhet respektu, jo bonus me i shtu pagës! Kryeministri po ju thotë të rinjve: “Nëse e ke pagën 700€, me pagë minimale 500€ të bëhet 1,200€” 🤯 Realiteti? S’ka kurgjo prej 1,200€ pagë, veç fjalime boshe zgjedhore. Ishalla votat s’i kanë llogaritë kështu, se 500K, as 300K nuk ju del”, shkruan ai./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...




























