Muharremi: Kurtin e bëri emocional fushata, pushteti i madh nuk e ka ndihmuar, ta përqafojë t’kurrjen
Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 14 Janar 2025
Analisti, Shenoll Muharremi ka analizuar dy tubimet e fundit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicë dhe në Pejë.
Ai ka thënë se Kurti është bërë emocional dhe po përqafohet me njerëzit sikur nuk do ti takojë më duke theksuar se shpreson që të jetë mirë me shëndet.
“Kurti u bë emocional. E shikova pak në Pejë më herët. E kemi pa dje në Mitrovicë gjithashtu. Shih ti çfarë përqafime bënte, thuajse nuk do të shihej më asnjëherë me ata njerëz. Ishalla vetëm është mirë me shëndet, se politika nuk është edhe aq e rëndësishme. Po përdorë vazhdimisht terme që si ka përdorë më herët si “Ju dua,” “Zemra ime”… Përqafime sikur të ishin kthyer nga lufta e nuk janë parë me vite”, shkruan ai.
Sipas analistit emocionet e Kurtit tregojnë ankthin që ai po përjeton për të ardhmen, shkruan Gazeta Infokus.
“E di që kundërshtarët e tij kishin me thënë që janë emocione dhe përqafime lamtumirëse, por më shumë kisha me thënë se është njëfarë emocioni ankthi për të ardhmën dhe emocion negativ dhe refuzim që nuk po e pranon faktin e tkurrjes se LVV-së. Nuk po e pranon mirë që po e humb bazën e 430k votave. Kosova ka nevojë ende për Albinin por jo me qeverisë ai vet dhe me i marrë të gjitha vendimet vet. Demokraci, bashkëpunim duhet..”, ka deklaruar ai.
Muharremi i ka bërë thirrje kryeministrit që të pranojë se ai nuk e ka më përkrahjen nga populli sic e kishte në zgjedhjet e vitit 2021. Sipas tij ai duhet ta pranojë realitetin sepse edhe kaq sa po përkrahet është e madhe për të.
“Personalisht mendoj që është proces tepër normal dhe secilit politikan në botë do t’i ndodhte ngjashëm. Vetëm se ai duhet ta pranojë atë fakt edhe të kënaqet me përkrahjen që ka aktualisht, çka i ka mbetur, se edhe ajo është e madhe. Miqësohu me tkurrjen, se është e shëndetëshme. Pushteti i madh nuk të ka ndihmu, përkundrazi.. Mos u bë lakmitar, sepse viti 2021 ka qenë i jashtëzakonshëm, nuk përsëritet jo vetëm më 9 shkurt, por asnjëherë në të ardhmen e parashikueshme. Kënaqu me atë që ke e jo me u ndi keq për atë që nuk do e kesh më”, shkruan ai.
Dy fjalimet e Kurtit në tubimet e fundit, janë komentuar jashtëzakonisht shumë për gjuhën e përdorur, mënyrën se si ka vendosur të godasë opozitën duke përdorur një gjuhë tejet të ashpër dhe një ton goxha agresiv./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...

































