Berisha: SPAK-u organizatë kriminale, masa e sigurisë do të më shtojë votat si Donald Trumpi
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 06 Janar 2025
Sali Berisha u paraqit paraditen e së hënës në ambientet e SPAK-ut për ta zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Pas daljes nga SPAK-u, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj këtij institucioni të drejtësisë, madje duke e quajtur atë edhe organizatë kriminale. Ndërkohë, ai tha se masa e sigurisë do ta ndihmojë të shtojë mbështetjen e qytetarëve, sipas tij, ashtu siç ndodhi me Donald Trumpin në SHBA.
“Kjo masë sigurie do të më shtojë shumë vota. Këtë qëndrim mbajtën sorosianët ndaj Donald Trumpit, por kombi vendosi. Nëse një prokuror merr dosjen e krimit dhe bën gjithçka për ta mbyllur atë, ai bashkëpunon me të. Në dosjen Toyota Yaris, ndodhi akti më i shëmtuar.
Ne i kemi denoncuar këta për shpifje, manipulime dhe falsifikime në Prokurorinë e Tiranës, por pa bërë asnjë njoftim, u dërguan në SPAK, por çështja e mbyll dhe këtë ne do ta çojmë në gjykatë, do t’i ndjekim të gjitha instancat. Aty ku nuk funksionon drejtësia ka një prokurori publike.
Rama tha se i ka përdorur EncroChat. Janë të identifikuara 73 aparate në Këshillin e Ministrave. Falenderoj SKAP-in që më dha mundësinë të fillojë publikimin e dokumenteve te dera e tij”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

T� tjera
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...




























