47,000 euro për sponzorimet në Facebook – Shumat rekord të shpenzuara nga Lumir Abdixhiku për postimet personale dhe të LDK-së
Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 29 Dhjetor 2024
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka investuar një shumë marramendëse prej mbi 47,000 euro për sponzorizime në Facebook ende pa filluar fushata elektorale zyrtarisht.
Çdo postim në profilin e tij personal në Facebook dhe çdo postim të faqes së LDK-së është i sponzorizuar. Madje, shumat shkojnë nga 1,000, 2,000 deri në 3,000 euro për vetëm një postim. Kështu rezulton bazuar në një analizë që ka vazhduar ta bëjë gazetari Shkelzen Dakaj, i cili ka publikuar edhe faktet ku shihen këto sponzorizime.
“Kjo është ‘Rruga e re’ e Lumir Abdixhikut për të rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti. 47,100.00 euro i ka sponzorizuar deri tani për postime vetëm në Facebook, Lumir Abdixhiku. 32,900.00 euro janë shpenzimet që i ka bërë në profilin e LDK-së (shikoni fotot). 14,200.00 euro, siç e keni parë dje, ishin shpenzimet për postimet në profilin e tij personal,” ka shkruar Dakaj në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, në profilin personal të Lumir Abdixhikut, shumat e sponzorizimeve për një postim ishin më të lartat 1,000 euro, kurse nga profili i LDK-së janë lëshuar dorën me nga 2,000 dhe 3,000 euro boosta, u shpreh Dakaj në statusin e tij në Facebook.
Dakaj gjithashtu thekson se shpenzimet e jashtëzakonshme të Lumir Abdixhikut për sponzorimet në Facebook, që arrijnë në 47,000 euro, janë të barabarta me 392 muaj pension, ose 33 vite pension për një të moshuar në Kosovë.
“Nëse ju duket kjo shumë e vogël, po ju jap edhe një fakt tjetër. Gjithsej, gjatë kësaj periudhe, shpenzimet në Facebook në Kosovë, përfshirë bizneset, partitë e tjera, mediat dhe ndonjë deputet, janë 115,403 euro. Kurse vetëm Lumiri i LDK-së e ka mbushur arkën e Mark Zuckerbergut me 47,100 euro. Kjo shumë që Lumiri e ka shpenzuar në Facebook është e barabartë me 392 muaj e gjysmë pensione që i merr një i moshuar në Kosovë. Ose e barabartë me 33 vite pension të një të moshuari. Ose edhe më thjesht, një pensionist duhet të ketë ymer e të jetojë 98 vjet për të marrë kaq para sa i ka shpenzuar Lumiri Abdixhiku për dy muaj në Facebook.”/GazetaInfokus


T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...






























