Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 24 December 2024
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shkojë të intervistojnë në Kryeministri, në cilësinë e dëshmitarit për rastin e keqpërdorimit të rezervave shtetërore.
Kurti ka thënë të hënën në një konferencë për media, se ka pasur edhe më herët raste kur prokuroria ka intervistuar kryeministra të vendit në objektin e Qeverisë së Kosovës, kur kishin ftesa.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se ka propozuar datat se kur mund të vijë prokuroria atë ta intervistojë, pasi ka ftesë në cilësi të dëshmitarit.
“Ekziston komunikimi mes kryeministrisë dhe prokurorisë edhe t’u them të drejtën nuk mund të merrem paradite dhe pasdite, pra për ditë me këtë çështje. Unë do të merrem kur të vijnë të më intervistojnë në kryeministri si dëshmitar, jam i hapur, jam i gatshëm, i vullnetshëm dhe i interesuar që në kryeministri ta jap deklaratën siç kanë kërkuar. Meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën, e ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në kryeministri i di edhe vet prokuroria, atëherë kam ofruar disa orare kur kjo do të mund të bëhej”.
“Po pres që me këtë çështje të merrem pikërisht duke dëshmuar, e jo duke deklaruar mbi dëshminë e cila nuk po ndodhë. Prokuroria e di shumë mirë se për çfarë raste bëhet fjalë, t’u them të drejtën datat dhe rastet nuk i kam shumë të qarta, por këshilltarët e mi ligjor dhe Ministria e Drejtësisë i dinë të gjitha më mirë. Edhe prokuroria e di më mirë se të gjithë ne së bashku se ka pasë raste në të kaluarën, kur nga prokuroria e shtetit kanë ardhur për të intervistuar kryeministra në Qeverinë e Kosovës. Unë besoj se prej kësaj praktike nuk do të duhet të ndalemi”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori thirrjen për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni.
Kurti të ditën e caktuar nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.
më 20 dhjetor Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, për çështjen e rezervave shtetërore.
Kurti kishte shprehur gatishmëri që prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij, për çka edhe ka propozuar tri orare.
“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, është shprehur Përparim Kryeziu për televizionin publik.
Herën e parë nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se prokurorët e rastit janë njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’mund të ishte i pranishëm të hënën për intervistim pranë Prokurorisë Speciale, për shkak të agjendës së tij jashtë vendit.
Në thirrjen e Prokurorisë ishte qartësuar se në rast të mosparaqitjes të paarsyeshme, do ta detyrojnë atë të paraqitet dhe do të ketë gjobë 250 euro.
Lidhur me thirrjen që Qeveria e Kosovës kishte pranuar të enjten e kaluar, zëdhënësi i saj, Përparim Kryeziu kur dhe e publikoi atë në llogarinë e tij në Facebook, e cilësoi këtë thirrje të Prokurorisë Speciale si tentim ndikimi në rezultatin zgjedhor 2025.
Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Kryeministri Kurti i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervistohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Për skandalin me rezervat shtetërore, në gushtin e vitit të kaluar kishte pasur edhe të arrestuar, ndërsa për intervistim ishte ftuar edhe Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila në cilësinë e të pandehurës, ishte mbrojtur në heshtje.
Të tjera
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...
-
Minatori i Trepçës me një gur të çmuar në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë, e vë para kameres derisa flet Albin Kurti
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Besnik Tahiri: S’ka ditë më të mirë se 9 shkurti që Kosova me i nda rrugët nga kjo Qeveri anti-shtetërore
Besnik Tahiri me numër 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkr...