Lajme

Reagon ashpër Berisha pas kërcënimit ndaj kreut të AAK-së: Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë heroin Ramush Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 18 December 2024

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar ashpër pasi kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj sot u kërcënua me vrasje.

Berisha në reagimin e tij  ka pyetur se kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë heroin që dha gjithcka për lirinë e këtij vendi.

Ai ka kërkuar edhe reagimin e qeverisë, presidentes e të parlamentit të Kosovës në lidhje me këtë kërcënim.

-Advertisement-

“Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë, Ramush Haradinajn, një hero e të vetmin njeri të gjallë që ka dhënë krejt e gjithcka për lirinë e këtij vendi.  Kush janë ata horra që i yshtin këta zagarë me flliqë me gojë me e gjujt gurin e me e fsheh dorën.  Ku janë ata udhëheqës të shtetit që i fusin vesht’ në lesh, e nuk kanë kurajë me u çu kundër kësaj fushate linçuese e kërcënuese antinjerëzore e antikombëtare. Ku është Presidentja, Kryeministri, Parlamenti…”, ka thënë Berisha.

Derisa ai ka shtuar se sot është kërcënuar një hero i luftës dhe dikush që ishte dy herë kryeministër  duke pyetur pushtetin se cfarë duhet të ndodhë më shumë që ata ta shohin të arsyeshme të reagojnë.

“Sot është kërcënuar me vrasje një hero i luftës e dy herë kryeministër. Cka duhet të ndodhë më shumë që t’iu ndihet zani juve.  Ku është prokuroia, policia apo edhe AKI-a. Kërcënimi ka qenë serioz e publik, nga një person me emër e mbiemër. Cka ju duhet atyre më shumë që ta nisin një hetim e ta shpallin në kërkim një person të rrezikshëm. Mosveprimi mund të trimërojë edhe psikopatë të tjerë. Kjo është ngjarje e rëndë që kërkon reagim institucional e veprim urgjent të organeve të rendit e të ligjit”, përfundon Berisha, njëherish edhe kryetar i Komisonit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri.

Ndërsa kujtojmë se ky kërcënim ndaj Haradinajr u bë në rrjetet sociale, ku një person i shkruan se ai meriton “vetëm një plumb të ndryshkt në ball”./Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera