Lajme

“Kosovarët, më shumë sesa të gjithë të tjerët në rajon u besojnë mediave tradicionale vendase”, Maliqi publikon disa të dhëna nga një sondazh i RCC-së

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 16 December 2024

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi i është referuar një sondazhi të ri rajonal të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që e vendos Kosovën në vendin e parë në rajon sa i përket besimit të qytetarëve në media.

Ai publikoi në Facebook të dhënat që tregojnë se në Kosovë, më shumë sesa kudo në Ballkanin Perëndimor, qytetarët besojnë se mediat tradicionale vendase janë neutrale.

Harrojeni retinolin, përdorni këtë ilaç për të hequr qafe rrudhat
“E shkëputa këtë të dhënë nga sondazhi i ri rajonal i RCC. Besimi i qytetarëve në media në rajon është shumë i ulët. Por vlen të theksohet si pozitive se në Kosovë megjithatë përqindja e atyre që besojnë se mediat tradicionale vendase janë neutrale është më e larta në rajon (42%). Shqipëria e ka përqindjen më të lartë të perceptimit të anshmërisë (64%). Ndërsa Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi prijnë për nga perceptimet e dezinformimit (30-32%)”, shkroi Maliqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera