Pushteti në shërbim të dostave| Hulumtimi që zbulon kompaninë e cila mori 23 tenderë në vlerë mbi 6 milionë euro vetëm në komunën e Shpejtim Bulliqit
Autori: Gazeta inFokus
10:46 | 12 Dhjetor 2024
Për tre vite në pushtet, i pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi duket se vuri komunën në shërbim të një kompanie, të cilës i dha hiq më pak se 23 tenderë në vlerë prej mbi 6 milionë euro.
Hulumtimi disa mujor i Gazetës Infokus zbulon se kompania “EING COM SH.P.K” me pronar, Eljesah Podvoricën ka marrë 23 tenderë prej vitit 2021 kur edhe Bulliqi erdhi në krye të komunës, e kjo vazhdon deri në vitin 2024 kur edhe fillon të rritet shifra e tenderëve dhe parave për këtë kompani.
Vetëm në fundin e vitit 2024 ky operator ekonomik ka fituar 4 tenderë për punë të ndryshme në qytetin e Podujevës dhe në rrethinë që kapin vlerën mbi 4 milionë euro.
Por Podvorica nuk është vetëm “i preferuari” i Shpejtim Bulliqit, për të është raportuar e janë publikuar edhe fotografi së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zybën.

Po ashtu sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale del që Podvorica është i afërt edhe me deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Nijazi Isakun.


Kjo kompani ka marrë tenderë edhe në nivel qendror e në ndërmarrje publike mirëpo rekordi thyhet me ato në Komunën e Podujevës.
Gazeta Infokus
23 tenderë për dostin e deputetëve të partisë në pushtet
Fundi i vitit 2024 po duket se ka qenë intensiv për komunën e Podujevës në shprëndarjen e kontratave milionëshe për kompaninë e Eljesah Podvoricës.
Në vitin 2024, në prag të zgjedhjeve, Komuna e Podujevës, i dha një tender në vlerë 2 milionë e 430 mijë euro kompanisë “EING COM SH.P.K” për ndërtimin e shkollës së mesme profesionale në Podujevë.
Sipas kontratës punët që do të kryejë kompania janë të ndara në punë arkitektonike dhe strukturore, të cilat supozohet të kushtojnë 1 milionë e 983 mijë euro.
Pastaj vijnë punët elektrike të cilat do të kushtojnë 294 mijë e 573 euro, HVAC punimet në vlerë 79 mijë e 253 euro dhe punët e kanalizimeve dhe ujësit 73 mijë euro.
Tenderi sipas njoftimit për nënshkrimit e kontratës është dhënë me procedurë të hapur.



Një tender tjetër të cilin kompania e dostit të Salih Zybës e mori në këtë vit nga Komuna e Podujevës është edhe ai për ndërtimin e sallës së brendshme sportive në shkollën Ali Ajeti në fshatin Sveçël.
Sipas kontratës, ky ndërtim do ti kushtojë komunës 373 mijë e 787 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Shuma e sigurisë së ekzekutimit të punëve të kësaj kontrate është 37 mijë e 378 euro që vlen deri nga data e nënshkrimit që është 10 tetor 2024 deri me 6 gusht 2025.
Ky tender sipas njoftimit paraprak për nënshkrimin e kontratës është dhënë me procedurë të hapur.

Komuna e Podujevës ka paraparë edhe ndërtimin e një tregu të gjelbër. Ndërtimin e të cilit edhe kësaj here ia besoi kompanisë së njëjtë.
Ky është tenderi i tretë që “Eing COM” ka marrë nga komuna në krye me Shpejtim Bulliqin vetëm për tre muajt e fundit të vitit 2024.
Shifra e kësaj kontratë kalon milionëshin dhe në total është 1 milion e 440 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.
Edhe ky tender është dhënë përmes procedurës së hapur. Shuma e sigurisë së ekzekutimit është mbi 114 mijë euro dhe vlen vetëm 447 ditë, pra më pak se një vit duke filluar qysh nga data e nënshkrimit, që është 3 tetor 2024.



‘Eing Com’ e Eljesah Podvoricës pritet të bëjë edhe asfaltimin e rrugëve në qytetin e Podujevës.
Kjo kontratë në vlerë gjysmë milioni euro apo 528 mijë e 732, është e ndarë në tre llote.
Lloti i parë do të kushtojë 328 mijë e 174 euro, lloti i dytë 102 mijë e 482 euro, lloti i tretë 30 mijë e 289 euro, dhe kontrata fillestare është 67 mijë e 787 euro.

Sipas kushteve të veçanta të kontratës për llotin e parë të këtij tenderi, shumë e sigurisë së ekzekutimit është vetëm 10% apo 16 muaj qysh nga data e nënshkrimit, 3 qershor 2024.

Ky shënon edhe tenderin e katër që komuna i dha kësaj kompanie brenda 7 muajve të fundit të vitit 2024 pëveç llotit të parë që ka nisur në vitin 2023.




Por nuk janë vetëm këto. Kompania ‘Eing Com’ pritet të bëjë edhe zgjerimin, sanimin dhe riasfaltimin e rrugës në fshatin Shamallukë që do ti kushtojë komunës hiq më pak se 186 mijë e 225 euro.
Ky tender i nënshkruar me 29 shtator të vitit 2023 sipas kushteve të vecanta të kontratës, shumën e sigurisë së ekzekutimit e ka 18 mijë e 623 euro e cila ka pasur vlerë deri në muajin e katër të këtij viti.
Kompania e Eljesah Podvoricës edhe këtë kontratë sipas procedurave të tenderimit e mori duke iu nënshtruar konkurrencës.


Një tender tjetër që kompania me seli në Prishtinë mori në Komunën e Podujevës në po të njëjtin muaj pra shtator, 2023 është edhe “ndërtimi i hapësirave të reja publike në qytet” në vlerë 289 mijë euro i ndarë në dy llote.
Lloti i parë në vlerë 33 mijë e 448 euro ndërsa lloti i dytë, 255 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus. Ky tenderë iu dha përsëri kësaj kompanie me procedurë të hapur.



Sërish por kësaj here me një shifër më të madhë “EING com” do të bëjë shtimin e hapësirave të gjelbra në komunën e Podujevës.
Ky projekt do ti kushtojë komunës 144 mijë e 300 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas emrit të kontratës “Ndërtimi shtimi, rritja (në pronën publike të qytetit) e parqeve, hapësirave të reja të gjelbëruara”, kompania pritet të kryejë këto punë.
Mirëpo nuk specifikohet se sa është numri i hapësirave të gjelbra do të ndërtohen shtohen apo rriten.


Hiq më pak se 210 mijë euro kjo kompani sërish ka marrë nga komuna e Podujevës për riparimin e rrugëve të asfaltuara. Kjo kontratë është nënshkruar me 16 gusht të vitit 2023 dhe punët sipas kontratës janë kryer me 16 gusht 2024.


34 mijë euro kjo kompani i ka marrë për “Dislokimin e rrjetit elektrik në hapësirat e stacionit të autobusëve.
Ky tenderë ‘Eing Com’ të Eljesah Podvoricës iu dha me procedura negocimi duke mos ju nënshtruar konkurrencës, një formë e tenderimit goxha prezente në qeverinë Kurti II.


Përvec të gjitha punëve të përmendura deri më tash, kompanisë “mike”, Komuna e Podujevës i besoi edhe tenderin për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe trotuareve në vlerë 9 mijë e 749 euro e cila është e ndarë në dy llotë.
Llot 1 me shifër 4,460.88 euro dhe llot 2 në vlerë 5,289.54.
Mirëmbajtja e rrugëve në llotin e parë sipas kontratës është bërë prej muajit dhejtor të 2022 deri në gusht të vitit 2024, kjo sipas datës së nënshkrimit dhe përfundimit të punëve.
Po ashtu edhe llot 2 përfshin të njëjtën periudhë kohore për kryerjen e punëve të mirëmbajtjes dimërore.


Për 6 muaj kohëzgjatje në vitin 2022, “Eing Com” mori nga komuna edhe një tjetër kontratë për furnizimin dhe vendosjen e dyerve në shkolla, derisa nuk specifikohet se në cilat shkolla.
Ky tender me emrin “Përmirësimi i infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të shkollës – Furnzimi dhe vendosja e dyerve”, buxhetit të komunës i ka kushtuar 100 mijë euro.


E sa i përket infrastrukturës së jashtme të shkollave, kompania e Eljesah Podvoricës mori edhe 64 mijë e 218 euro të tjera për rregullimin e kulmeve.


Kompania e Eljesah Podvoricës mori edhe 100 mijë euro për gëlqersojen e shkollave dhe 100 mijë të tjera për regullimin e nyjeve sanitare.

Pra në total e ndarë në 5 llote “Eing com” ka marrë mbi 364 mijë euro për “Përmirësimin e infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të shkollës”.
Një kontratë tjetër e muajit korrik të vitit 2022 në vlerë 69 mijë e 787 euro i është dhënë kësaj kompanie për “Investime në infrastrukturën e turizmit”.


Për riparimin e rrugëve në qytet dhe në fshatra kjo kompani mori 150 mijë euro nga kompania e Podujevës.


210 mijë euro të tjera për “Mirëmbajtjen e hapësirave publike (parqeve dhe shesheve)”. Kohëzgjatja e kësaj kontrate sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës është 4 vite.

Mbi 55 mijë euro kjo kompani i mori në vitin 2021 për Rregullimin e Infrastrukturës përcjellëse në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Gazeta Infokus së shpejti do të publikojë edhe tenderët në nivel qendror që mori po e njëjta kompani, “EING COM SH.P.K” me pronar Eljesah Podvoricën.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























