Kushtetuesja e Maqedonisë së Veriut sot shqyrton Ligjin për gjuhët
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 11 December 2024
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të shqyrtojë sot kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh që përveç gjuhës maqedonase, gjuha shqipe të përdoret në të gjitha institucionet.
Dy gjykatësit shqiptar të Kushtetueses kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë, në mënyrë që të mos ketë mbivotim. Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të shumta politike.
Dy blloqet politike shqiptare kanë dhënë qëndrimet e tyre për RTK-në.
Zv.kryeministri, Izet Mexhidi tha se tashmë është krejtësisht e qartë, se nuk bëhet fjalë për kontestim të gjuhës shqipe.
E deputeti i BDI-së në opozitë, Arbër Ademi tha se shfuqizimi i ligjit sjell pasoja të rënda. Ai ka paralajmëruar se do të qëndrojnë para dyerve të Kushtetueses, siç kanë thënë për të kundërshtuar tendencat politike që minojnë Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Ligji i shumëpërfolur muajt e fundit, për përdorimin e gjuhëve, ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e kësaj gjykate, ndërsa lënda që lidhet me kundërshtimin e tij, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019, një vit pas miratimit.
Ky Ligj, i cili nisi të diskutohet në vitin 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2. Kushtetuesja është tani duke e shqyrtuar nenit 9 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili thekson se, në procedurat gjyqësore, administrative, ekzekutive, si dhe në të gjitha organet, trupat dhe institucionet, zbatohet gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, si dhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabeti i saj. Sipas këtij ligji, i cili hyri në fuqi më 2019, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në vend.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...