Lajme

​Konjufca-deputetëve të Listës Serbe: Turp iu qoftë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 05 December 2024

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë penguar ata të Listës Serbe që të ulen në sallën plenare, kur janë paraqitur në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se është patolerueshme sjellja e deputetëve të Listës Serbe të cilët një herë në gjashtë muaj vijnë në Kuvend vetëm sa për të mos humbur mandatin dhe për të marrë pagën.

Ai iu tha deputetëve të Listës të Serbisë “turp iu qoftë”, derisa edhe ndërpreu seancën plenare.

-Advertisement-

“Ju drejtohemi deputetëve të Listës Serbe. Është vërtet e pa tolerueshme dhe padrejtë kjo sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm për me i keqpërdor paratë e taksapaguesve, në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni. Shkoni dhe i rrini gatitur shefin tuaj kriminel, Radoiçiqin dhe keni guxim me ardhur në Kuvendin e Kosovës. Trup të keni, ndërprehet kjo seancë dhe kërkoj që të lironi Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera