SBASHK-u: Nuk janë të vërteta ato që thotë ministrja Nagavci
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 05 Dhjetor 2024
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar ndaj deklaratave të minstres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Kjo organizatë sindikale ka thënë se ‘ministrja në vend që të merret me kërkesat që zëshëm ia thanë kryetarët dhe udhëheqësit sindikalë, që nga çerdhet e deri në universitete, në protestë, ministrja Nagvci, del me deklarata duke u munduar të dezinformojë e duke thënë gjëra krejt të pavërteta’.
“Tenton ta mashtrojë opinionin se, nuk paska munguar asnjëherë dialogu me SBASHK -un, por e vërteta është se i kemi dërguar shumë kërkesa për takime dhe, duke dhënë arsyetime se qenka shumë e angazhuar, nuk ka gjetur kohë për dy vite me radhë të takohej me përfaqësuesit e SBASHK-ut, e për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit, e për t'u angazhuar që t'i realizojë ato. Pra, Ministrja nuk po e thotë të vërtetën. E vërteta është se, me fajin e saj nuk ka pasur fare dialog”, thuhet në reagim.
Në reagim theksohet se as lidhur me pagat, ‘ministrja nuk po e thotë të vërtetën, por po mundohet të dezinformojë opinionin’.
“Në vitin 2024, me ngritjen që ministri Murati i bëri vlerës së koeficientit, ndodhi ngritja ironike e nënçmuese e pagës për punëtorët në Arsimin Parauniversitar prej vetëm 28 euro. Para Qeverisë Kurti, pagat në sektorin e arsimit në Kosovë ishin, bile, të njëjta a të përafërta me të punësuarit në këtë sektor në Shqipëri, Maqedoni apo në Mal të Zi, kurse tani realiteti është i dhembshëm”, thekson SBASHK-u.
SBASHKU, thekson se pagat e punëtorëve të arsimit në Shqipëri, janë për qindra euro më të larta se pagat e punëtorëve të arsimit në Kosovë.
“Pra, edhe për pagat, Nagavci nuk e tha të vërtetën. Nagavci nuk e tha të vërtetën as për Kontratën e Re Kolektive të Arsimit dhe për të krijuar mjegull, e me qëllim të keq, e përziente Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi me Kontratën Kolektive të sektorëve”, thuhet në reagim.
Sipas SBASHK-ut, ‘marrëveshja kolektive mungon, sepse kolegu i Nagavcit, ministri Murati, si armik i përbetuar i dialogut dhe sindikatave, ka paralizuar Këshillin Ekonomik Social, pra’e ka bërë jo-funksional’.
“Nagavci e di se Kontratat Kolektive parashihen me Ligjin e punës dhe nuk ka të bëjë Këshilli Ekonomik Social me to, por negociohen e nënshkruhen nga sindikatat, si SBASHK, sindikata e policisë, ajo e shëndetësisë, apo ajo e administratës me ministritë gjegjëse. Nuk e thotë Nagavci të vërtetën as për kërkesën tonë lidhur me Kontratën Kolektive”, thuhet në reagim.
Në reagim theksohet se SBASHK që nga greva e 1 majit, ka kërkuar të nisin bisedat për Kontratën e Re Kolektive të Arsimit dhe me 2 tetor, e kemi dorëzuar Draftin e kësaj kontrate në MASHTI, dhe më 3 tetor një ekzemplar, ashtu si kërkoi Ministrja, ia kemi dërguar në adresën elektronike.
“Në maj dhe në muajt vijues, as në tetor nuk ishte kohë fushate zgjedhore, dhe po të donte Nagavci, në fillim të nëntorit do të përfundonin negociatat dhe do të nënshkruhej Kontrata e Re Kolektive e Arsimit, por duke qenë kundër Kontratës, Ministrja është kundër punëtorëve të arsimit. Ministre, ne do të reagojmë me argumente sa herë që provon të plasosh dezinformata”, përfundon reagimi i SBASHK-ut.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































