Rrahman Jasharaj paralajmëron protestë masive të mërkurën, të enjten protestojnë mantelbardhët
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 03 December 2024
Dy nga Sindikatat më të mëdha në vend, ajo e Arsimit dhe e Shëndetësisë, pritet të protestojnë nesër dhe pasnesër në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët.
Sindikalistët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe njëherit me mungesën e Kontratës Kolektive, e cila njihet si “Kushtetuta e punëtorëve”.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një protestë masive me pjesëmarrjen e rreth 2,000 punonjësve të arsimit nga e gjithë Kosova, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.Protesta, sipas Jasharajt, do të jetë një reagim ndaj qasjes së gabuar të ministres dhe pasivitetit të saj ndaj kërkesave për përmirësimin e kushteve të punës dhe realizimin e Kontratës Kolektive.
“Do të shprehim pakënaqësinë tonë për ngritjen ironike të pagës dhe do të kemi një lutje për deputetët që ta votojnë nismën qytetare, për t’Iu kthyer të drejtat punëtorëve të arsimit, si kontribut dhënësve të arsimit të viteve ’90-ta”, tha Jasharaj.
Ai e kritikoi ashpër ministren Nagavci, duke thënë se ajo nuk ka arritur t’i përmbushë detyrat e saj si ministre dhe se nuk ka dalë asnjëherë për të shqyrtuar kërkesat e punëtorëve.
“Nagavci asnjëherë nuk doli të jetë ministre e Arsimit dhe të merrte në shqyrtim kërkesat tona, që duhet të realizohen gradualisht”, u shpreh Jasharaj.
Kryetari i SBASHK-ut gjithashtu shprehu shqetësimin se një tjetër grevë si ajo e shtatorit të vitit 2022 është e mundur, për shkak të injorimit të vazhdueshëm të sindikatave nga Nagavci dhe Kurti.
“Uroj që mos të ndodhë greva e shtatorit të vitit 2022, kur i tërë arsimi shkollor ishte në grevë për fajin e Kurtit dhe Nagavcit, të cilët nuk e gjetën asnjë minutë për të biseduar me sindikatat”, tha ai.
Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka njoftuar se sindikalistët e shëndetësisë do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës më 5 dhjetor 2024 për të kërkuar kushte më të mira për punonjësit e shëndetësisë.
Sipas Imerit, protestuesit, të cilët pritet të jenë rreth 100 persona, që kërkojnë që qeveria të bëjë hapin e parë për të krijuar një dialog social të vërtetë.
Imeri theksoi për “Front Online” se kërkesat sindikaliste kanë mbetur të mbyllura dhe se nuk është bërë asnjë përparim në disa çështje themelore, përfshirë mungesën e Kontratës kolektive dhe mospërputhjen e koeficienteve të kërkuar.
“Dialogu social është i mbyllur, nuk ka Kontratë Kolektive, nuk ka transparencë as në komisione e takime. Rritja e koeficientit që kemi kërkuar, ndër 2, as mos të diskutohet, Qeveria duhet të reflektojë,” deklaroi Imeri.
Ajo gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e një proteste të përgjithshme, që do të përfshijë të gjitha federatat dhe punonjësit nga sektorë të ndryshëm.
“Shpejt mund të vjen një protestë e përgjithshme me të gjitha federatat, me një numër të caktuar të punëtorëve, që t’ia bëjmë me dije qeverisë se nuk ka kurrë një mundësi pa u ulur për të biseduar,” tha Imeri.
Kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e shëndetësisë kanë qenë në fokus të protestave të shumta gjatë periudhës së fundit, me sindikatat që kërkojnë rritje të koeficienteve, përmirësim të kushteve të punës dhe një dialog të hapur me institucionet shtetërore.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...