Lajme

Klinaku – Kurtit: Prej që je kryeministër po na sulmon Serbia

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 02 December 2024

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratave të këtij të fundit se hendikepi kryesor për sigurinë në veri qëndron tek pamundësia e Ushtrisë së Kosovës për të operuar atje, për shkak të kufizimeve të trashëguara nga marrëveshjet e Thaçit.

Ai akuzoi Kurtin se i ofroi bashkëpunim zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ku po gjykohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klinaku akuzoi më tej Kurtin se sulmet e Serbisë kanë filluar që nga koha kur ai është zgjedhur kryeministër.

-Advertisement-

Hashim Thaçi ishte rrugës për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi, por u pengua për shkak se u akuzua nga pseudozyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. E, asaj zyreje shoku Albin, nuk është moti që ti i ke garantuar bashkëpunim.

Sa për korrektësi:

Prej që je kryeministër po na sulmon Serbia. A bëhet kjo se je trim apo frikacak, le ta vlerësojë publiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera