Lajme

Sulmi terrorist në ‘Ibër-Lepenc”- Haradinaj falënderon Policinë, FSK-në, AKI-në dhe njësitet emergjente: S’ka kthim mbrapa

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 01 Dhjetor 2024

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka falenderuar pjesëtarët e sigurisë si ushtarët, policët, si dhe agjentët e AKI-së për punën e shkëlqyer që tha se po e bëjnë në mbrojtje të Kosovës.

Haradinaj tha përmes një video-mesazhi se angazhimi i të gjitha njësive emergjente dëshmon se Kosova është vend i sigurt.

“Të gjitha njësitet emergjente në Republikën e Kosovës, dëshiroj t’iu falenderojë përzemërsisht për angazhimin tuaj në temperatura të ulta. Vetëm ky angazhim i juaji dëshmon qartë se Kosova është shtet i sigurt bashkë me aleatët e saj dhe sado që të tjerët tentojnë ta cenojnë nuk ka kthim mbrapa. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe krah aleatëve të saj përjetësisht”, tha ai.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy